Doza e tretë e vaksinës Pfizer ul me 90% rrezikun nga vdekja

Sipas një kërkimi të madh shkencor izraelit, dozat përforcuese të vaksinave Pfizer/BioNTech ulin me 90% rrezikun e vdekjes nga varianti Delta i koronavirusit të induktuar nga Covid-19, krahasuar me ato që kanë bërë dy dozat e para.

Kujtohet se, pavarësisht zhurmës për variantin Omicron, Delta mbetet ende dominuese dhe është ajo që vret shumë njerëz. Shkencëtarët e konsiderojnë jetike injektimin e dozës së tretë në një deri në dy muajt e ardhshëm, kur Delta pritet të vazhdojë të dominojë.

Një studim i ri, i botuar në Neë England Journal of Medicine, zbuloi se ata që morën një dozë përforcuese të paktën pesë muaj pas dozës së dytë të Pfizer kishin 90% më pak gjasa të vdisnin në raport me ata që nuk morën një dozë të tretë.

Studimi u krye në 843,208 izraelitë të moshës mbi 50 vjeç, nga të cilët (90%) kishin marrë një dozë të tretë.

Një studim i dytë izraelit, i botuar në të njëjtën revistë mjekësore dhe duke analizuar të dhënat nga gati 4.7 milionë njerëz, zbuloi se në mesin e atyre që kishin marrë një dozë të tretë, infeksionet e konfirmuara të koronavirusit ishin dhjetë herë më pak se ata që kishin marrë dy doza.

Sa më gjatë të mbetej doza përforcuese në trupin e një personi, aq më pak ka gjasa që ai të ishte pozitiv për koronavirusin. Për më tepër, doza e tretë e Pfizer u zbulua se zvogëlon rrezikun e sëmundjes së rëndë Covid-19 me 18 herë tek ata mbi 60 vjeç dhe me pothuajse 22 herë tek ata të moshës 40-59 vjeç.

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta