Doza përforcuese e Pfizer për fëmijët, EMA: Jemi në shqyrtim e sipër, rekomandohet për këtë moshë

Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka njoftuar se po shqyrton nëse do të autorizojë për përdorim dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç. Ky njoftim erdhi pasi disa shteteve në rajon veçse kanë nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me doza përforcuese të kësaj grup-moshe.

Në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) u tha po ashtu se shqyrtimi i dozës përforcuese për tinejxherët 16 dhe 17 vjeç është në proces e sipër.

Komiteti për vaksina në Gjermani muajin e kaluar ka rekomanduar që të gjithë fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç mund të marrin dozën përforcuese, teksa infektimet me koronavirus në mesin e të rinjve janë rritur. Edhe shtete të tjera kanë vepruar njësoj.

EMA tha se “këshilla se si vaksinat duhet të jepen mbetet” në dorën e grupeve këshilluese të shteteve anëtare të BE-së.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) tha se gjetjet e një studimi kanë sugjeruar rritje të efektivitetit të vaksinave ndaj infeksionit tek adoleshentët që kanë marrë dozën përforcuese në krahasim me ata që kanë marrë vetëm dy doza të vaksinës. ECDC tha se dhjetë shtete të BE-së veçse kanë rekomanduar dhënien e dozave përforcuese për personat nën 18 vjeç. /REL

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë