Dr. Alimehmeti: Ja kush rrezikohet më shumë nga meningjiti

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti  thotë se nuk jemi në një situatë për t’u shqetësuar.

Dr.Alimehmeti vë në dukje se rastet janë shumë të rralla dhe vatrat e izoluara dhe pavarësisht kujdesit që çdo kush duhet të ketë, mjeku thotë se nuk jemi në rastet e një epidemie.

Doktor Ilir Alimehmeti thotë se rastet janë shumë të rralla të ndaj vaksina e meningjitit, nuk është pjesë e kalendarit të vaksinimit në Shqipëri.

”Meningjiti është një sëmundje shumë e rrallë. Sa i takon simptomave, ato nuk të lënë hapësira dyshimi. Nëse dikush ka dyshim nëse ka apo nuk ka meningjit, përgjigja është se nuk ka sepse simptomat janë tejet dalluese. Që prej ngurtësimit të qafës, pra i sëmuri e ka të pamundur të lëvizë qafen, temperaturë, ftohje të duarve dhe këmbëve, konfuzion, nervozizëm, irritim ndaj dritës, përgjumje e thellë.

Zakonisht preken fëmijët. Sa më i vogël fëmija, aq më i madh rreziku. Por nuk bëjnë përjashtim as të rriturit.

Numrat janë të vegjël. Ne kemi pasur raste vit pas viti, por janë shumë sporadike dhe aspak për t’u shqetësuar. Rastet janë të rralla, edhe kur ndodhin janë të dukshme dhe shumica prej nesh është i ekspozuar çdo ditë ndaj këtyre baktereve në përditshmëri.

Meningjiti nuk transmetohet aq lehtë sa mendohet. Duhet një kontakt tejet i ngushtë dhe i gjatë me të sëmurin. Dezinfektimi nuk është i domosdoshëm, sepse bakteret qëndrojnë në trupin e njeriut dhe jo në ambiente të jashtme. Dezinfektimi më shumë na qetëson mendërisht, por nuk ka ndikim tjetër në izolimin e sëmundjes.

Sa i takon Durrësit ku tashmë është evidentuar një rast me meningjit, ajo është një vatër e izoluar.

Meningjiti nuk është në asnjë vend të Evropës pjesë e kalendarit të vaksinimit, sepse rastet janë shumë të pakta.” /L.F-dritare.net

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë