Specializimi: Oftalmologji
Cel: 0695151940
E-mail: kambo@dr.com
Dr. Blerina Kambo ka përfunduar shkëlqyeshëm studimet e larta në degën Mjekësi e Përgjithshme dhe specializimin në Oftalmologji në Moskë, Rusi. Nga viti 2010 deri në 2015 ka punuar mjeke oftalmologe në një spital privat në Tiranë. Prej vitit 2015 ushtron praktikën privatisht në klinikën Lazerike të syrit në Tiranë. Ka kryer trajnime të shumta për kirurgjinë lazerike të kataraktës, keratokonusit dhe të retinës në spitale dhe institute të ndryshme oftalmologjike ndërkombëtare. Aktualisht po kryen studime shkencore në lidhje me kirurgjinë refraktive dhe keratokonusin në Universitetin Ludvig- Maximilian në Munih, Gjermani. Është anëtare e shoqatave evropiane të kirurgjisë së syrit dhe pjesëmarrëse në kongrese dhe simpoziume të ndryshme ndërkombëtare.
Për më tepër informacion dhe pyetje në lidhje me sëmundjen e keratokonusit dhe patologjive të tjera të syrit , mund të drejtoni pyetje duke ju referuar faqes në internetit www.blerinakambo.com .


