Dr. Elton Qeli

Emri: Elton Qeli

Specializimi: Kardiologji

Tel:069 43 96 609

Emaili: qeli.elton@yahoo.com

Dr. Elton Qeli ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës 1999-2005. Nga viti 2005-2008 ka punuar në Spitalin e Tepelenës pranë shërbimit të urgjencës, ndërkohë që 6 muajt e fundit ka mbajtur postin e përgjegjësit të Repartit Spitalor Memaliaj.

Nga viti 2008-2012 është specializuar si mjek kardiolog pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.  2011-2012 ka punuar  në mënyrë vullnetare si mjek kardiolog pranë  Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme. Pas kësaj fiton të drejtën për të punuar si mjek kardiolog me kohë të plotë pranë këtij reparti, për një periudhë 5-vjeçare.

Nga tetori i vitit 2016 e në vazhdim punon si mjek kardiolog pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 5 , ndërkohë që njëkohësisht angazhohet edhe në Poliklinikën Qendrore dy ditë në javë, me kryerjen e ekzaminimeve kardiake.

Dr. Qeli është angazhuar vazhdimisht edhe në konferencat shkencore që organizon Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë, dhe ajo Evropiane, ku ka qenë pjesëmarrës aktiv, qoftë me referime, qoftë me botime.

 

Postime të ngjashme

Lentet apo syzet? Ja çfarë sugjeron mjeku okulist
Mjeku zbulon shenjat pak të njohura, se mund të keni atak në zemër në çdo moment
Kardiologia: Mos e neglizhoni një dhimbje në gjoks që zgjat 2-3 minuta
Problemet me zemrën, mjekja: I ftohti dhe gripi, rrezik për ishemi dhe trompoza
Moti i nxehtë ndikon seriozisht personat me probleme kardiovaskulare, disa këshilla si të mbroheni
Shtohen të sëmurët kardiakë! Në jug rastet janë shqetësuese sidomos mes moshave të reja
Zbulimet e fundit në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare
Ekzaminimi parandalues për gratë e moshës 50