Kryefaqja Aktualitet Dr. Rustem Celami: Për COVID 19 në shtatzëni!

Dr. Rustem Celami: Për COVID 19 në shtatzëni!

0
Shpërndaje

Përgatiti materialin, Prof. Asoc. Dr. Rustem Celami, obstetër gjinekolog

Informacion i përgjithshëm: Femrat janë të riskuara të preken njësoj si meshkujt, por meshkujt bëjnë dekurs klinik më të rëndë dhe kanë fatalitet më të lartë.

  • Gratë shtatzëna që preken nga COVID 19, mund të jenë më të riskuara dhe rritet mundësia e një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore sesa në gratë jo shtatzëna.
  • D Dmeri në shtatzëni është i lartë dhe ka një tendencë rritje sipas trimetrave duke arritur në vlera ne trimestrit e 3-të 1700 – 2250 ng/mL. D Dmeri rritet edhe në procese të tjera si infeksione, trauma, sëmundje malinje, sëmundje hepatike, DIC, postpartum, etj. Prandaj kërkon vlerësim klinik dhe shkencor profesional në dinamikë.
  • Fibrinogjeni është më i rritur në gratë shtatzëna se në ato jo shtatzëna.
  • Proteina C reaktive haset mbi normë në shtatzëni, por duhet investiguar sepse rritet edhe ne procese te tjera inflamatore/infektive.
  • Duhet të kemi kujdes në diagnozën diferenciale në raste e rritjeve të transaminazave, uljen e trombociteve për patologji si HELLP…
  • Në rastet kur pacientët nuk marrin antikoagulant (hollues gjaku) përpara shtatzënisë për arsye mjekësore të përcaktuar nga mjeku specialist, NUK duhet të marrin antikoagulat (hollues gjaku) pa indikacione të qarta klinike dhe rekomandim nga mjekë specialistë me arsyetim të qartë klinik. Shtatzënia është një gjendje hiperkoagulimi fiziologjik sepse përgatitet për lindjen, që ndikon në hemostazën pas lindjes.
  • Gratë shtatzëna të vazhdojnë ndjekjen normale të shtatzënisë sipas protokollit dhe udhëzimeve të mjekut/mjekes, përveç kur ka probleme shqetësuese që duhet ti drejtohet shërbimit spitalor në çdo moment. Gjithashtu duhet të bëjnë kujdes sikurse pjesa tjetër e popullatës.
  • Ushqyerja me gji nuk ndërpritet edhe në nënat e konfirmuar me covid 19 pozitiv, por rekomandohet mbajtja e maskës nga ana e nënës nëse është e konfirmuar pozitiv me covid 19.
  • Mënyra e lindjes nuk ka asnjë ndikim në rastet e grave shtatzëna me covid 19 pozitiv, përveç rasteve kur ka arsye mjekësore zgjidhet lindja cezareane.
  • Ka të dhëna sipas studimeve të publikuara deri me tani, kalimi i virusit nga nëna te fetusi, që kanë rezultuar foshnje me covid 19 (raste të pakta), si dhe janë gjetur evidencë prekje në placentë dhe inde të sapolindurit. Gjithsesi akoma këto të dhëna konsiderohen si kontradiktore dhe studime të mëtejshme nevojiten për të qartësuar këtë aspekt.
  • Sipas studimeve, mendohet që logjikisht virusi SARS Cov 2 e kalon placentën, sidomos në rastet e rënda, por nga ana tjetër është treguar që edhe nëpërmjet dëmtimeve iskemike virusi e arrin fetusin pa qenë placenta e infektuar.
  • Gjithsesi, deri më tani nuk ka të dhëna se ky virus krijon anomali fetale. Ka evidencë që ka një rritje të kufizuar fetale intrauterine, pra rritje fetale më e vogël sesa korrespondimi i moshës së barrës.
  • Janë vaksinuar mbi 2000 gra shtatzënë deri më tani, shumica në SHBA (personel mjekësor) dhe vaksina është treguar e sigurtë edhe në shtatzëni. Vaksinimi gjithsesi është një zgjedhje personale dhe vendoset pasi të jesh informuar për rrisqet dhe benefitet si çdo procedurë tjetër në mjekësi.
  • Një studim i fundit ka treguar që në SHBA ka lindur një fëmijë me antitrupa (IgG) SARS Cov 2 nga një nënë e vaksinuar në shtatzëni.
  • Ka të dhëna, studime, që gratë shtatzëna riskojnë të bëjnë një lindje parakohe, 17 % (6% lindje spontane parakohe + 11% lindje parakohe iatrogenike).
  • Përdorimi i kortikosteroidëve (deksametazon) në gratë shtatzëna në mënyrë rutinë në pacientët me covid 19 nuk kë ndonjë arsye, gjithsesi përdorimi i kortikosteroideve ka treguar që balancon risqet.
  • Gratë shtatzëna obeze, mbi 35 vjeç, histori tromboembolizmi venoz, me hipertension arterial, me diabet, sëmundje respiratore, renale, kardiovaskulare, apo me sëmundje të tjera shoqëruese janë më të riskuara për të patur dekurs klinik të rënduar dhe fatalitet të lartë.
  • Sipas një studimi, përfshirë 30 vende të botës, ku 64.676 gra shtatzënë të hospitalizuara, 10 % patën gjendje të rëndë, 4 % u shtruan në reanimacion, 3 % në ventilim invaziv, dhe 0.02 % pësuan mortalitet.

Nëse keni këto simptoma kontaktoni shërbimin mjekësor:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Gjakosje në kollë të thatë ose të njomë
  • Dhimbje apo presion në gjoks, në qetësi
  • Pamundësi apo vështirësi për të gëlltitur lëngje
  • Humbje reagimi ose bëhesh konfuze kur flet
  • Kërkoni kujdes dhe konsulencë mjekësore nëse keni saturimet e oksigjenit nën 94 % dhe frekuencën respiratore mbi 21 për minuta.

Disa të dhëna në Shqipëri (të dhënat janë mbledhur në mënyrë jo zyrtare, pasi pas kërkesave në institucionet shëndetësore, rezulton se nuk janë përpunuar të dhënat për këtë target grup)

Mbi 140 gra shtatzëna të pranuara në spital. Ky numër në fakt përllogaritet të jetë më i madh të paktën 4 ose 5 herë më shumë. Mortaliteti i lartë i grave shtatzëna me covid 19 në Shqipëri mbetet shumë shqetësuese, 8.5 % e grave shtatzënë që janë shtruar në spitalet tona kanë humbur jetën, ndërkohë që rezultatet e një studimi në 30 vende të botës tregoi që mortaliteti ishte 0.02 %!

Mungesë informacioni adekut për gratë shtatzëna për sëmundjen, rrugët që do ndjekin nëse konfirmohen me covid pozitiv, apo kur, si do të kërkojnë shërbimin spitalor! Mungesë triazhimi adekuat i grave shtatzëna në Shqipëri.

Mungesë protokolli ndjekje, shpesh pacientët hasin në informacione kontradiktore edhe ndërmjet mjekëve të ndryshëm përsa i përket trajtimit që duhet të marrin në rast të konfirmimit covid 19. Zvarritje, vonesa, ankth, stres dhe rëndim të gjendjes shëndetësore nga mungesa e një plani funksional dhe i realizueshëm rajonale e kombëtare, që hasin gratë shtatzëna në momentin që janë të diagnostikuara me covid 19. Nevojë emergjente për miratimin e një protokolli, dhe plan triazhmi funksional dhe të aplikueshem, të përshtatet nga entitetet përgjegjëse: Shërbimi Universitar i Patologjisë së Barrës, Maternitetet Universitare, ISHP, Departamenti Universitar Obstetrik Gjinekologjik, Ministria e Shëndetësisë, Shoqatat e shumta në Obstetrikë Gjinekologji. Nuk duhet lënë personeli mjekësor shtatzënë në linjën e parë të kujdesit mjekësor në kohë pandemie, pasi është e kundër udhëzimeve të OBSH-së apo entiteteve të tjera profesionale.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here