Dr. Stela Ceca, mjeke okuliste
Tel: 0662053199
Email: stelaceca@libero.it
Arsimimi:
Dr. Stela Ceca ka mbaruar me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Padovas, Itali, duke mbrojtur temën: “ Rezultatet afatgjate ( në 24 muaj) të trajtimit të kombinuar IVT- PDT të degjenerimit makular të lidhur me moshën” (e publikuar).
Në vitin 2007, pas kalimit me sukses të provimit të shtetit, regjistrohet në Urdhrin e Mjekëve të Padovas (n. 10742).
2007-2012 kryen specializimin në departamentin e Oftalmologjisë në Spitalin Universitar të Padovas, ku diplomohet me titullin: “M.D. (Doctor in Medicine) në oftalmologji” duke mbrojtur temën ‘’Hemangioma Retinale në sdr e von Hippel Lindau’’ (lidhja midis mutacioneve gjenetike e fenotipeve klinike, analizë e 189 pacientëve), temë e cila është dhe në proces publikimi.
2007-2008: Glaukoma dhe patologjitë e Korneas, diagnostikim dhe trajtim.
2008-2009: Oftalmologji Pediatrike dhe Strabismus, diagnostikim, trajtim, Neurooftalmologji, diagnostikim e trajtim.
2009-2012: Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të Retinës .
Eksperienca pune:
2011- 2012 oftalmologe në klinikën Oculisti Associati në Padova.
Shtator 2012- mars 2015 oftalmologe në Spitalin Salus në Tiranë dhe pranë qendrës rehabilitative në Motta di Livenza në Itali.
Mars 2014 – tetor 2014 oftalmologe në qendrën mjekësore ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Tiranë.
Mars 2015 dhe në vazhdim oftalmokirurge në Klinikën Gjermane të Syrit, Tiranë.
Antarësi:
Anëtare e Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë ‘’AAO’’
Anëtare e Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë Refraktive dhe Kataraktit ’ESCRS’
Anëtare e Shoqatës Italiane të Oftalmologjisë “SOI”
Anëtare e Shoqatës Mbarëshqiptare të Oftalmologjisë ‘SHMSHO’
Anëtare e Grupit Angiografik te Triveneto-s (GAT) në Itali
Anëtare e Shoqatës së okulisteve të Trivenetos (SOT)
Përfaqësuese e okulisteve shqiptarë të rinj në Shoqatën e Okulistëve të Evropës Juglindore (SEEOS).
Studime dhe botime ndërkombëtare:
| -The prevalence of age-related macular degeneration in Italy (PAMDI) study: report 1.
Ophthalmic Epidemiology. 2011 Jun,18 (3): 129-136 Piermarocchi S, Segato T, Scopa P, Masetto M, Ceca S, Cavarzeran F, Peto T. |
– Retinal ganglion Cells and Hereditary optic Atrophy.
A Spectral optical Coherence Tomographpy Study
Stefano Piermarocchi MD, Stela Ceca, MD, PieroBarboni, MD,
EdoardoMidena, MD www.retinasociety.org
-Dietary Habits and Age- Related Macular Degeneration in a European population. The PAMDI Study, FFQ Report
- Piermarocchi; T. Segato; A. Turrini; T. Peto; S. Ceca; P. Scopa
Invest. Ophthalmol. Vis. Sci.. 2009; 50(13):276. doi:
– Kalimi nga ranibizumab ne bevacizumab ne pacientet refraktar te monoterapise.
S.Ceca, S.Piermarocchi.
– Manifestimet okulare në semundjen e Von Hippel-Lindau.
Orientimet moderne ne diagnoze dhe trajtim
- Ceca, S. Piermarocchi, G. Opocher, E. Midena.


