Kryefaqja Aktualitet Dr. Tritan Kalo dënon dezinformimin dhe kërkon ndërhyrje institucionale

Dr. Tritan Kalo dënon dezinformimin dhe kërkon ndërhyrje institucionale

0
Shpërndaje

Dr. Tritan Kalo, një emër i njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin në fushën e mjekësisë për më shumë se 42 vite, ka ngritur shqetësimin mbi fenomenin e mashtrimeve publike me produkte mjekësore të palicensuara, të cilat pretendohet në mënyrë të rreme se mbajnë vulën e miratimit të tij.

Në një reagim publik në faqen e tij në Facebok, Dr. Kalo ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, duke përfshirë Komisionin Parlamentar për Dezinformimin, AMA, SPAK dhe Prokurorinë, për të ndalur këto mashtrime që rrezikojnë jetën e qytetarëve duke promovuar barna të paligjshme dhe të pasigurta.

Dr. Kalo shprehet se këto veprime dashakeqe dëmtojnë emrin dhe reputacionin e tij të ndërtuar me mund dhe ndershmëri, ndërsa njëkohësisht vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Ai thekson se:

  • Produkte të tilla të pakontrolluara jo vetëm që nuk japin efekt të dobishëm, por mund të rëndojnë gjendjen e pacientëve.
  • Këto mashtrime janë të ndëshkueshme shkencërisht, mjekësisht, shoqërisht dhe ligjërisht.

Dr. Kalo bën thirrje që qytetarët të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, të refuzojnë dhe raportojnë çdo reklamë të tillë të rreme. Ai nënvizon se kurrë nuk ka promovuar barna apo produkte mjekësore dhe nuk është as kardiolog, aq më pak kardiokirurg, por një mjek i specializuar në Sëmundjet Infektive, Tropikale dhe Reanimacionin Mjekësor.

Në fund, Dr. Kalo rikujton se qëllimi i tij mbetet t’i shërbejë pacientëve me ndershmëri dhe profesionalizëm, ndërsa kërkon nga institucionet shtetërore dhe ligjzbatuese të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur këto veprime kriminale që cenojnë shëndetin publik.

MOS luani me emrin tim të mirë dhe me besimin që populli vijon të ketë tek unë!” është thirrja e tij e fortë për të gjithë ata që abuzojnë me emrin e tij për interesa të ulëta financiare.

Më poshtë postimi i plotë:

7.12.2024….MOS luani me emrin tim të mirë dhe besimin që populli vijon të ketë te unë….
PËRSE Komisioni Parlamentar për Dezinformimin, AMA, Komisioni për Shëndetsinë në Parlament, SPAK, Prokuroria e Rrethit Gjyqsor të Tiranës kryesisht, NUK po NDËRMARIN asnjë hap ndaj atyre PORT-HALEVE, të cilat mashtrojnë popullin me produkte mjeksore të pa liçensuara në tregun farmaceutik shqiptar, sikur unë i reklamoj apo i kam zbuluar ato?!?!
PUBLIKISHT e kam bërë disa herë këtë thirrje për këto organe….
Me veprime të tilla dashakeqazi:
1- Dëmtohet emri im i mirë i krijuar me 42 vite Punë, Përkushtim e Profesionalizëm.
2- MUNDET që produkte të tilla të mos kenë asnjë efekt dobiprurës, përkundrazi të rëndojnë gjëndjen e të sëmurëve.
Janë veprime dashakeqe për klikime e para, dhe jo vetëm të ndëshkueshme shkencërisht, mjekësisht, shoqërisht POR edhe të ndëshkueshme penalisht….
MOS DUHET TË VDESIN të sëmurë nga përdorimi i këtyre produkteve të pakontrolluara dhe të paliçensuara, që më pas organet e mësipërme e të tjera simotra me to, të dalin nga letargjia për dukuri të tilla apo të ngjashme me to?!?!
Na kanë bërë atentate dhe biles edhe na kanë vrarë në këto “PORT-HALE”, por askush nuk bëzan prej atyre që duhet të meren me sigurinë publike dhe të jetëve tona…..
Në ALBANISTANIN rrumpallëk ku NE jetojmë dukuri të tilla, nuk i vrasin sytë e veshët pusht-shtetarëve tanë të çdo niveli, si dhe “atyre që lehin” vetëm atëherë kur u lëndohet ëmri i Partisë apo i Shefave të tyre….
Qartësoni mëndjen njëherë e përgjithmonë bashkëkombasit e mi në dhe jashtë TROJEVE ARBËRORE:
Unë Dr. Tritan Kalo KURRË nuk kam bërë njëherë të vetme reklamë barnash.
Unë Dr. Tritan Kalo nuk jam as kardiolog dhe aq më tepër kardiokirurg.
Unë Dr. Tritan Kalo jam një mjek pensionist i specializuar në tre lëmi: Sëmundjet Infektive, Sëmundjet Tropikale dhe në Reanimacionin mjeksor.
MOS BINI VIKTIMË E KËTYRE MASHTRIMEVE që bëhen nga mashtrues të ndryshëm përmes “Port-Haleve” që ato hapin….
REFUZOJINI dhe I RAPORTONI ATO!!!
MOS më shkruani më për reklamat e këtyre produkteve nëse ende ju ka mbetur pak dashuri e respekt për veten tuaj….
U jam përgjigjur dhe do të vijoj tu përgjigjem atyre që trokasin në dyert e mëndjes së mantelbardhit Dr. Tritan Kalo, për shqetsimet që ato kanë për shëndetin e tyre dhe të cilat janë objekt i ekspertizës sime mjeksore, por tash e tutje nuk do tu përgjigjem më atyre që nuk i lexojnë çka unë postoj, për të mos rënë pre e mashtrimeve të PORT-HALEVE të ndryshme….

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here