Dr.Valdete Malaj: Përdorimi në masë i antibiotikëve në trajtimin e Covid ka ndikuar në shfaqjen e problemeve me stomakun dhe mëlçinë

Desara Çela

Përdorimi në masë i antibiotikëve për trajtimin e Covid-19, ka sjellë efekte anësore tek shumë pacientë, duke përfshirë edhe efektet në traktin tretës. Doktoreshë Valdete Malaj, mjeke gastro-hepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në një intervistë të shkurtër, jep një informacion të rëndësishëm lidhur me situatën shëndetësore të pacientëve post-covid, bazuar në praktikën e punës së përditshme, dhe rastet që paraqiten për trajtim.

Doktoresha, si ka ndikuar covid-19 në shëndetin e pacientëve, në drejtim të problematikave gastrointestinale?

Në këtë periudhë postCOVID-19 vihet re një shtim i numrit të pacientëve që vijnë me probleme të aparatit gastrointestinal, duke përfshirë:

  • Problemet e stomakut edhe pse pacientët kryesisht kanë marrë masa mbrojtëse për stomakun, sidomos pacientët që kanë probleme kronike me stomakun.
  • Probleme me kolitin: Problemet që lidhen me kolitin vijnë si pasojë e marrjes së antibiotikëve, të cilët janë përdorur masivisht, madje dhe 2 antibiotikë njëkohësisht.
  • Probleme me mëlçinë: Kemi parë rritje të transaminazave. Vetë virusi krijon rritje të tyre duke e dëmtuar mëlçinë por kjo ka ndodhur edhe nga preparatet e përdorura që japin efekt hepatoksik. Çdo lloj virusi në përgjithësi e dëmton mëlçinë, edhe një virozë e stinës sjelle rritje të transaminazave.

Kemi patur raste të pacientëve me ri-akutizim të sëmundjeve të stomakut, si:  

  • Gastritit
  • Hemorragji gastrointestinale
  • Fryerje barku, gromësitje
  • Të vjella
  • Refluksgastroezofageal  etj.

Këto vijnë kryesisht si pasojë e përdorimit të preparateve orale (preparate që merren nga goja si antibiotikë ose holluesit e gjakut)

Gjithashtu kemi pasur edhe raste me hemorragji, për shkak të përdorimit të holluesve të gjakut (Aspirina, Xarelto).

Kujdes!

Një kujdes të veçantë duhet tregojnë moshat mbi 60 vjeç dhe pacientët me sëmundje kronike, pasi tek ata edhe efektet anësore janë më të mëdha.

Këto simptoma postCOVID-19 predominojnë tek pacientët kronikë dhe tek moshat e mëdha. Megjithatë ka patur plot raste të pacientëve pa probleme të mëparshme të aparatit tretës por që virusi ia ka nxjerrë në pah.

Rëndësi ka edhe sesi është kaluar virusi. Nëse është kaluar lehtë dhe pa simptoma mund të mos ketë asnjë shqetësim të aparatit tretës. Në përgjithësi ka patur abuzime të mëdha me përdorimin e antibiotikëve ku edhe në forma të lehta janë trajtuar me dy antibiotikë njëkohësisht dhe kjo ka shkaktuar këto probleme.

Nëse pacientët i kanë këto probleme që i përmenda më lart, i këshilloj të drejtohen tek mjeku specialist për tu kontrolluar.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij