Mungesa e një geni që quhet Drago, bën të mundur që kanceri të lëshohet me agresivitet në trupin e njeriut.
Lajme të mira vijnë nga kërkimet gjenetike mbi tumorët. Mesa duket shumë njerëz e kanë të fortë në organizëm genin e quajtur Drago, i cili kryen funksionin e rojes kundër përhapjes së kancerit dhe që ka një rol vendimtar në ndalimin e zhvillimit të këtyre sëmundjeve.
Ky zbulim u bë i mundur nga një grup studiuesish të Institutit për “Humultime Farmakologjike Mario Negri”. Shkencëtarët e kryen studimin e tyre tek kafshët ku vunë re se tek kafshët ku mungonte ky gen dhe geni P53, tumori zhvillohej në mënyrë shumë më të shpejtë. Ndërsa tek kafshët ku mungonte vetëm geni P53 përhapja ishte më e ngadaltë.
Ndaj studiuesit arritën në përfundimin se pikërisht geni Drago është thelbësor në sulmin që tumori i bën organizmit. Sipas tyre, këto rezultate janë shumë të rëndësishme pasi ndihmojnë për të kuptuar disa mekanizma ende të panjohur sa i përket tumoreve./ Edlira Kalaja



