Drejtoresha e ISHSH, Vjollca Braho infektohet me COVID-19, shtrohet tek Sanatoriumi

Vjollca Braho drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka rezultuar e prekur me koronavirus. Ajo është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit.

Sipas “Abcnews”, Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh. Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2 pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus përgjatë ditëve të fundit.

Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë.

Ndërkohë ISHSH vazhdon punën në terren për mbikëqyrjen e masave të sigurisë në ambiente publike, ku nga sot do të vëzhgohet edhe mbajtja e maskës në çdo ambient të mbyllur.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve