Drejtoresha e Maternitetit hedh poshtë akuzat e familjarëve: Urgjenca nuk ka qenë e mbyllur

rubena moisiu

Pas vdekjes së 35-vjeçares A.Ç. dhe foshnjës së saj në maternitetin “Koço Gliozheni”, drejtoresha e këtij institucioni Rubena Moisiu ka dhënë disa sqarime të shkurtra për “News 24”.

Ajo ka thënë se urgjenca nuk ka qenë e mbyllur, ashtu siç pretendojnë familjarët, dhe ka shtuar se policia ka marrë në dorë çështjen për ta hetuar siç duhet.

Intervista e plotë për “News 24” vijon si më poshtë:

Zonja Moisiu, çfarë ka ndodhur teksa është shfaqur 35-vjeçarja te spitali juaj? Cili mjek roje e ka pritur?
-Nuk mund të jap akoma përgjigje, sepse çështja po merret në dorëzim nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Rezultati do të dalë pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Pse urgjenca ka qenë e mbyllur?
-Jemi duke analizuar rastin dhe po verifikojmë nëse ka qenë e mbyllur dhe pse ka qenë e mbyllur. Nuk mund të nisemi nga një fjalë. Këtu funksionon 24 orë spitali.

Ka qenë rastësi dita e djeshme për urgjencën apo… Urgjenca ka qenë e mbyllur, pse?
-Absolutisht jo. Megjithatë këto gjëra do dalin më vonë. Ju lutem se jam e zënë me oficerët e policisë.

Pse u transportua 35-vjeçarja me komplikacione?
-A ka mundësi të mbaroj problemin me këta dhe pastaj analizojmë bashkë?

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet