Kryefaqja Aktualitet Drejtoresha e TFL: Barnat për të sëmurët me kancer shiten pa pullë...

Drejtoresha e TFL: Barnat për të sëmurët me kancer shiten pa pullë në farmaci

0
Shpërndaje

Cilësia e ilaçeve në Shqipëri!

Sa i garantuar është efikasiteti i ilaçeve? Sa ilaçe hyjnë kontrabandë dhe pa pullë?

Drejtoresha e shoqatës Together for Life, Eglantina Bardhi e ftuar në “Opinion” për cilësinë e ilaçeve tha se tregu është jashtë kontrollit.

“Ka 3 muaj që Agjencia e Kontrollit të Barnave nuk funksionon dhe ka 3 muaj që asnjë bar nuk kontrollohet, sepse agjencia aktualisht është në rikonstruksion dhe administrata është tek ish ASHR-ja.

Bardhi ngre edhe një shqetësim tjetër siç është ajo e futjes kontrabandë dhe pa pullë të ilaçeve.

“Citostatikët për të sëmurët me kancer shiten në farmaci pa pullë sigurie. Blihen në Shqipëri, në treg të hapur farmaceutik, në kundërshtim të hapur me ligjin. Tregu është jashtë kontrollit”.

Shoqata “Together for Life” po mbron prej disa vitesh të drejtat e pacientëve, me një sërë fushatash me karakter avokues, një sërë investigimesh me qëllim nxjerrjen në pah të problematikave si dhe një cikël trajnimesh, seminaresh, hapësirë mediatike për pacientët, si dhe ka ofruar ndjekje ligjore për rastet.

Pacientët me sëmundje malinje, sidomos pacientët e shërbimit të Onkologjisë në QSUT, kanë qenë në qendër të punës së shoqatës, e cila nuk ka reshtur së kërkuari të drejtat e tyre përmes organizimit të aktiviteteve para derës së Kryeministrisë (25 shkurt 2015) apo para shërbimit të onkologjikut në ditë të shënuara (13 korrik 2016, 8 mars 2017, 8 mars 2018).

….dhe misioni vazhdon.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here