Drejtori i ISHP-së injoron masën “largim nga puna” për shkelësit

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Institutin e Shëndetit Publik me objekt: “Mbi zbatimin e përputhshmërisë, ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare”, për periudhën 01.10.2012-31.12.2013, konstaton disa shkelje të cilat përkthehen në miliona lekë dëm. Për shkeljet e konstatuara në administrimin e vlerave materiale e monetare raporti i auditit ka propozuar  ishpmasë “Largim nga puna”, për personat shkaktarë përgjegjës.  Konkretisht kjo masë u dha për N.drejtoren ekonomike, Përgjegjësen e Administratës, Përgjegjësen e Sektorit të Financës, specialisten e financës dhe ekonomisten.

Gjithashtu, raporti i auditit konstatoi se Instituti i Shëndetit Publik ka bërë emërime në vitet 2012-2013, në kundërshtim me Urdhrat e Ministrit të Shëndetësisë.

Këto konstatime të bëra në 2014-n për ISHP-në vazhdojnë që të jenë njësoj problem. Në një investigim të bërë nga gazeta “Shëndet+”, rezulton se asnjëri prej këtyre emrave, të cilësuar si shkelës nuk është pushuar nga puna. Ata vazhdojnë aktivitetin e tyre normal në këtë institucion.

Gjatë këtyre ditëve gazeta “Shëndet+” e ka patur të vështirë të marrë një informacion në rrugë zyrtare. Trokitjet në zyrën e shtypit të këtij institucioni kanë qenë të kota, pasi specialisti i marrëdhënieve me publikun nuk është gjendur aty, as edhe një ditë të vetme, një javë rresht.

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital