Drejtori i “Koço Gliozhenit”, Hyska: Asnjë nënë apo beb me probleme që nga shpërthimi i koronavirusit

Gratë shtatzëna janë të ndjeshme ndaj koronavirusit, por në Shqipëri që nga përhapja e pandemisë nuk ka asnjë rast problematik të tyre, apo foshnjeve të ardhura në jetë.

Lajmin e mirë e dha drejtori i Maternitetit “Koço Gliozheni”, Genc Hyska në një komunikim me Skype për News 24.

“Që nga përhapja e virusit puna në materinitet ka vijuar normalisht. Kanë ardhur në jetë 126 bebe, 60 meshkuj dhe 80 femra. Deri tani nuk kemi asnjë rast problematik apo të prekur nga virusi, pra si nënat dhe bebet gëzojnë shëndet të plotë”,- tha ai.

Megjithatë, Hyska shtoi se janë marrë të gjitha masat si për informimin ashtu edhe për t’ju ardhur në ndihmë grave shtatzëna.

“Kemi një protokoll të caktuar që ndjekim, cdo paciente që vjen i bëhet një triazhim i plotë, kemi pasur ndihmesë të madhe edhe nga MSH dhe MB pasi kemi hyrë në databazën e të gjitha atyre rasteve që kanë pasur histori udhëtimi. Për këshillat që duhet të dinë kemi ëebsajtin tonë, por mund t’i marrin edhe nëpërmjet telemjekësisë, pra përgjigje on line”,- shtoi ai.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni