Drita artificiale gjatë natës mund të jetë e lidhur me shtimin në peshë

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Nëse lini dritën apo televizionin ndezur ndërkohë që po flini, kjo mund të ndikojë në masën e belit tuaj, sipas një studimi të publikuar nga revista mjekësore JAMA “Mjekësia e Brendshme”.

Studimi zbuloi një lidhje mes ekspozimit ndaj dritës artificiale gjatë gjumit dhe shtimit në peshë tek femrat.

Grupi i kërkimit analizoi pyetësorët e plotësuar nga më shumë se 40,000 femra. Ato u pyetën, ndër të tjera,nëse flinin me një dritë ndezur afër tyre apo në të njëjtën dhomë.

Studiuesit regjistruan gjithashtu gjatësinë e femrave pjesmarrëse në studim, indeksin e masës trupore (një matje e peshës në lidhje me gjatësinë), dhe perimetrin e belit në kohën kur filloi studimi dhe përsëri pesë vite më vonë.

Ata zbuluan se gratë që flinin me një dritë apo televizionin ndezur në dhomë, kishin 17% më shumë gjasa të kishin shtuar pesë kilogramë ose më shumë, gjatë zhvillimit të studimit. Ata nuk gjetën efekte të ngjashme kur femrat kishin një dritë të vogël nate apo një dritë jashtë dhomës ndezur.

Akoma nuk është e qartë dhe studime të mëtejshme janë planifikuar për të zbuluar se si ekspozimi ndaj dritës artificiale është i lidhur me shtimin në peshë, por studiuesit spekulojnë se drita artificiale mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë