Drogat e forta në Korçë, rritet numri i përdoruesve të heroinës e kokainës

100 persona marrin çdo ditë metadon pranë qendrës ditore të rehabilitimit të atyre që kërkojnë të shkëputen nga përdorimi i drogave të forta. 10% e tyre janë të diagnostikuar me Hepatitin C, kjo më së shumti vjen për shkak të shkëmbimit të shiringave gjatë marrjes së lëndëve narkotike.

“Pranë qendrës sonë paraqiten persona që kanë konsumuar heroinën nëpërmjet shiringave. Këta persona janë më të rrezikuar nga Hepati C. Konkretisht pranë qendrës tonë janë 100 persona të regjistruar, nga këta 10% prej tyre janë të diagnostikuar me Hepatitin C.”

Punonjësja e qendrës së rehabilitimit shton se numri i i përdoruesve të drogave të forta është në rritje  duke ndikuar në rritjen e numrit të personave të infektuar me Hepatitin C.

“Shkaqet për këta persona janë shkëmbimi i shiringave, duke qenë se Hepatiti C transmetohet nëpërmjet gjakut, shkëmbimi i shiringave i ka bërë mbartës të Hepatitit C. Trendi është në rritje, u bëjmë thirrje në përdorimin e shiringave, Hepatiti C është sëmundje e rëndë që rrezikon dhe jetën “,- tha Marinela Fustanja, punonjëse e qendrës së rehabilitimit Korçë.

Sipas specialistëve Hepatiti C përhapet vetëm përmes gjakut dhe nëse nuk zbulohet në kohë mund të jetë vdekjeprurës ndërsa diagnostikimi në kohë bën të mundur edhe trajtimin e tij.

Jo zyrtarisht, në qarkun e Korçës dyshohet se janë mbi 2000 përdorues të dograve të forta. Një tjetër fakt në përhapjen e përdorimit të lëndëve narkotike është se janë rritur përdoruesit edhe në zonat rurale.

 

Burimi:euronews.al

Postime të ngjashme

Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri