Dua të shtoj në peshë, por nuk mundem. Ç’të bëj?

Përshëndetje, desha të bëja 1 pyetje në lidhje me ushqimin. Ç’ushqim duhet ngrënë që të shtosh peshë brenda 1 ose 2 javësh dhe a është e vërtetë që gjatësia të merr shëndetin? Jam 16 vjeç, 1.75 i gjatë dhe peshoj 58 kg dhe kam provuar të shtoj peshë peshore peshe dietepor nuk fuksionoi.

Përgjigjja nga Rolina Naco, dietologe

Përshendetje! Si fillim do doja të përmendja se në rastin e moshës tuaj (adoleshenca) që jeni 16 vjeç, organizmi juaj veçse përdor energjinë e marrë nga ushqimi për nevojat ditore, e përdor atë edhe për zhvillimin e trupit. Kjo ndalon ose ulet ritmi rreth moshës 18-19 vjeç, ku dhe ju mund të shtoni më shumë peshë. Pas plotësimit të zhvillimit, trupi ynë ka nevojë për energji thjesht për të plotësuar nevojat ditore të trupit (metabolizmi) dhe të sasisë kalorike që ne djegim në bazë të aktivitetit fizik që kemi. Atëherë është edhe më e lehtë për të vënë disa kile më shumë nëse jemi shumë të dobët. Pra fjala popullore që të merr shëndetin gjatësia, nuk mund të themi se është e saktë, pasi edhe zhvillimi normal është pjesë e shëndetit tonë.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe