Duart dhe kujdesi me produkte natyrale

duar 2Duart janë element shumë i rëndësishëm i bukurisë femërore, por ato shprehin edhe një pjesë të personalitetit tonë. Prandaj është mirë që të tregojmë kujdes për t’i pasur sa më të bukura dhe të freskëta. Produktet artificiale nuk e ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyrale, ndaj dhe po japim disa receta për maskat për duart:

Limoni

Limoni shërben për shumë qëllime por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.

Mjalti

Mjalti është një hidratues natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet. Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikoni rregullisht tek duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës. Kërkimet kanë provuar se nëse dëshironi lëkurë të butë, më e mira që mund të përdorni është vaji i ullirit pasi hidraton lëkurën shumë. Gjithashtu është një trajtim i provuar tashmë për sëmundjet e zemrës. Riparon dermisin (lëkura nën epidermë) duke i dhënë lubrifikimin e duhur. Vaji i ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë. Mund të masazhoni vajin e ullirit me kujdes në duar por është e rëndësishme që ti lëvizni duart në drejtim lart që të mbani lëkurën e duarve në formën normale.

Vitaminat

Kontribuuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës tonë janë vitaminat. Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave por nuk kuptojnë se sa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre. Vitaminat kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri suplementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer