Duart e bukura, 6 këshilla antiplakje

duart 1Mosha e një femre dallohet nga duart. Të paktën kështu thuhet. Në fakt, në stinën e ftohtë lëkura e duarve merr një pamje tjetër, aspak të këndshme dhe juve ju duhet ta evitoni këtë. Estetistja Neta Toçka thekson se kujdesi për duart duhet të jetë njësoj si për fytyrën dhe qafën. Pikërisht për të pasur duar më të buta e të bukura, estetistja rekomandon gjashtë hapa:

  1. Mos dilni kurrë nga shtëpia pa dorashka në dimër. Lëkura e duarve është shumë delikate, ajo thahet shpejt dhe është e para që vuan nga era, të ftohtët dhe i nxehti brenda në shtëpi. Bëni zakon t’i vendosni dorashkat sapo dilni nga shtëpia. Nëse dilni pa doreza, të paktën aplikoni në duar krem me mbrojtje diellore (edhe në dimër rrezet janë të rrezikshme)
  2. Jepini pak lagështi shtëpisë, duke vendosur një enë me ujë afër ngrohëses.
  3. Mbani doreza plastike ndërsa bëni punët e shtëpisë. Uji i nxehtë dhe kimikatet e detergjentëve ndikojnë në lëkurën delikate të duarve.
  4. Përdorni krem hidratues për duart. Një maskë shtëpie me gjalpë dhe mjaltë është fantastike për mbrojtjen e tyre. Mos përdorni kremra që përmbajnë petroleum.
  5. Disa pika limon për të lyer duart herë pas here është gjë e mirë. Mund të bëni dhe maskë me 1 lugë gjellë vaj ulliri, disa pika limoni, 1 të verdhë vezë dhe aplikojeni në duart tuaja. Një maskë tjetër e mirë është me patate të zier dhe qumësht (si pure).
  6. Një herë në javë bnëi larje të duarve me bimë. Zieni kamomil ose lule kalendule (nëse keni vajra të këtyre bimëve, hidhni disa pika vaj në ujë të ngrohtë) dhe mbajini duart aty për 10-15 minuta. Përdorni për masazh edhe vaj bajamesh, në të cilin keni hedhur disa pika vaj esencial të rozmarinës, livandos ose eukaliptit.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026