Duart e ftohta, nga çfarë shkaktohen?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, mund të jenë diçka normale. Shpesh, duart e ftohta janë një pjesë e përgjigjes natyrale të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit dhe nuk duhet të jenë diçka për t’u shqetësuar.

Por, nëse keni duar të ftohta në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht nëse shoqërohet me ndryshime të ngjyrës së tyre, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Për shembull, duart e fohta mund të jenë një shenjë e një problemi me nervat apo qarkullimin e gjakut, ose një problem me dëmtimin e indeve në duar dhe gishta. Nëse jeni në një ambjent të jashtëm, në një mot me të ftohtë ekstrem dhe keni duar te ftohta, duhet të tregoni kujdes për shenja të tjera paralajmëruese të morthit.

Shkaqe të duarve të ftohta mund të përfshijnë:

  • Aneminë
  • Sëmundjen e Buergerit
  • Diabetin
  • Morthin
  • Lupusin
  • Sëmundjen e Raynaudit
  • Sklerodermën

Shenja dhe simptoma të tjera, të cilat duhet t’i keni kujdes, kur keni dhe duar të ftohta janë:

  • Këmbë dhe gishta të këmbëve të ftohta
  • Ndryshime në ngjyrën e lëkurës së duarve, siç mund të jetë ngjyra e bardhë apo blu e lëkurës
  • Mpirje apo therje
  • Plagë të hapura
  • Lëkurë të shtrënguar apo të forcuar

Burimi: Mayo Clinic

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj