Durrësi, nën rrezikun e kancerit të mushkërive

Mark Brunga

Qyteti i Durrësit, një nga më të preferuarit në listën e qyteteve turistiko-historike të vendit, aktualisht është mjaft i ndotur nga smogu i tymrave. Në një ditë të javës që lamë pas, nga një vëzhgim i kryer, janë konstatuar disa djegie plehrash në natyrë dhe mes lagjeve të qytetit. Deri në periferi rreth 8 km jashtë qytetit. Zjarret në brendësi të një qyteti nuk janë tërheqëse dhe janë shumë më të rënda zjarret që kanë si vatra kazanët e plehrave.

Djegia e plehrave, Durres (1)Djegia e plehrave, Durres (2)Djegia e plehrave, Durres (3)Djegia e plehrave, Durres (7)Tymi dhe flaka që shkaktohen, janë ndotëse dhe kjo ndotje shoqërohet edhe me erën e rëndë, por edhe me rrezikun për sëmundje të ndryshme. Ekspozimet ndaj ndotjes si afatshkurtëra, edhe afatgjata kanë treguar se shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes  dhe të  zemrës, efekte të tjerë të dëmshëm shëndetësore  dhe  vdekje. Ekspozimet afatgjata kontribuojnë në rrezikun e kancerit të mushkërive.

Zjarri në të gjitha rastet nuk ka qenë vetëm brenda kazanëve, por është spostuar edhe jashtë tyre. Madje, në Shkozet kazanët janë spostuar dhe plehrat derdhen direkt në anë të rrugës. Dhe më pas digjen. Tymi dhe zjarri në një sektor të caktuar afër ish N.I.Sh. Gomës shkon me orë nga sasia e madhe e plehrave dhe mbeturinave të tjera që kanë të përzjera dhe që digjen së bashku.

Bashkia ka vendosur kazanë të rinj në shumë zona dhe disa prej tyre janë plastike. Po në të njëjtën ditë  ditë në qendër të qytetit një kazan po digjej dhe polici privat rojë mori një shishe me ujë 5-litërshe, dhe shoi flakët të cilat kishin çarë edhe kazanin vetë në pjesën fundore.

Po e njëjta gjendje duket edhe në zonën e ish-kënetës së Porto Romanos ku flaket dhe tymrat e plehrave të grumbulluara nga qyteti i Durrësit, janë në aktivitet thuajse 24 orë në 24 orë. Ndërsa rrugë dhe kanale janë të ndotura rreth e qark nga plehrat, pasi erërat që fryjnë janë të tejngopura me tymëra helmuese, pluhur të pistë dhe letra të ndotura dhe plastmase të ndryshme.

Smogu është shtuar edhe me punimet që bëhen tashmë në sheshin e qytetit. Po dhe nga automjetet e shumta që qarkullojnë, shumica prej të cilave të vjetëruara dhe që djegin keq karburantin.

Sot, sipas statistikave, Durrësi radhitet në vendin e dytë të shkallës së ndotjes së ajrit. Banorët janë të rrezikuar vazhdimisht prej ajrit të ndotur.

Askush nga qytetarët që kalon në një zonë plot pluhura, tymra plehrash që digjen brenda kazaneve me plastmas e deri me ilaçe, grimca toksike, të cilat nga zjarret transformohen në helme me pasoja kancerogjene për mushkëritë.

Sipas statistikave, ajri që thithin banorët e Durrësit është 2-3 herë më i ndotur sesa mesatarja e ndotjes në BE. Një ndikim në shtimin e smogut luan edhe eliminimi i përvitshëm i sipërfaqeve të gjelbërta të Durrësit nga shtimi i ndërtimeve dhe shtrimet me beton deri në lulishtet e dikurshme të cilat janë pushtuar nga bizneset.

*** Këto informacione mbështeten nga programi SENiORA-a drejtuar nga REC, rrjeti ECIM, grupim i shoqatave mjedisore, duke vijuar denoncimin e masakrave mjedisore

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë