Dy teknika të frymëmarrjes që reduktojnë stresin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”:  Marsela

1. Merrni frymë me anë të barkut

Për të pasur një frymëmarrje sa më të thellë, është e rëndësishme që të merrni frymë me anë të barkut.frymemarrje  Në këtë mënyrë një sasi e madhe  e oksigjenit hyn në trup, e cila ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ndihmon në uljen  e nivelit të ankthit.  Sipas specialistëve, të marrit frymë në këtë mënyrë stimulon  sistemin nervor  parasimpatik, që e përkthyer në ndjenja do të thotë: ‘paqe dhe qetësi’.

Një fakt shumë interesant është që ne fillimisht, sa lindim, marrim frymë me bark. Kjo vihet re sidomos tek të porsalindurit, ku është më e dukshme ulja dhe ngrita e barkut çdo herë që ata marrin frymë. Diku gjatë udhëtimit të jetës, ne e humbasim gradualisht këtë cilësi dhe marrim frymë në mënyrë sipërfaqësore.

Këshillë: Gjatë kohës që merrni frymë, vendoseni  dorën mbi bark, kështu lëvizja do  jetë më e kuptueshme.

2. Merrni frymë me hundë

frymemarrje.Frymëmarrja me hundë ngroh ajrin dhe kjo e bën këtë të fundit më të asimilueshëm nga trupi.  Nga ana tjetër, frymëmarrja me gojë mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Ky përfundim u publikua në revistën “General  Dentisty”, në vitin 2010. Ky studim ishte i fokusuar më tepër tek fëmijët dhe tregonte se marrja  frymë me gojë mund t’u ndryshonte fëmijëve edhe formën e gojës. Kur ajri futet në trup me anë të gojës, ai ka një përqendrim më të ulët të oksigjenit  dhe me kalimin e viteve kjo mund të shkaktojë probleme në tension, zemër dhe jo vetëm.

Këshillë: Përpiquni të merrni frymë me hundë dhe jo me gojë. 

 Burimi: Women’s Health and Fitness / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
sinusit
Gjërat që duhet të dini për Inflamacionin e sinusitit
skleroz
Skleroza - Shënjat fillestare dhe si t’i dalloni
Si të fitoni më tepër energji pas një gjumi jo të mirë?
“Kujdes nga sumplementet çudibërëse”- Toma: S’trajtojnë sëmundjet, i agravojnë
Si të lehtësojmë stresin?
Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Suplementet dietike me vitamina: A na duhen dhe a janë të rrezikshme?