Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj

Një mjek nga Universiteti i Harvardit, Dr. Saurabh Sethi, ka lëshuar një paralajmërim urgjent në lidhje me dy zakone të përditshme që shumë prej nesh i praktikojnë pa menduar – por që, sipas tij, mund të jenë duke dëmtuar seriozisht trurin dhe shëndetin në përgjithësi.

Në një video virale në TikTok, gastroenterologu nga Kalifornia, me mbi 500 mijë ndjekës, shpjegoi ndikimin e madh negativ që ka përdorimi i vazhdueshëm i telefonit gjatë ditës, shkruan A2 CNN.

Sipas tij, përdorimi i tepërt i telefonit çliron dopaminë në tru, duke krijuar varësi ndaj shpërblimeve të shpejta. “Kjo e bën të vështirë përqendrimin në detyra që kërkojnë durim, si leximi apo zgjidhja e problemeve”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se rrjetet sociale ndikojnë negativisht në oksitocinën – hormonin e ndjenjës së lidhjes me të tjerët – duke rritur ndjesinë e vetmisë dhe ankthit. Dhe më në fund, ekrani i tepërt shkakton lodhje mendore. “Truri lodhet nga stimujt e vazhdueshëm. Zgjidhja? Dilni në natyrë, bëni ushtrime, kaloni kohë me miqtë”, rekomandoi mjeku.

Por kjo nuk është e gjitha. Në një tjetër video, Dr. Sethi paralajmëroi për rrezikun e mbajtjes së këpucëve brenda në shtëpi. Ai tha se 96% e këpucëve përmbajnë baktere fekale si E. coli, që mund të shkaktojnë infeksione serioze në zorrë dhe urinare, sidomos te fëmijët që zvarriten dhe fusin objekte në gojë.

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Superushqimet që mund t'ju mbrojnë nga efektet vdekjeprurëse të mikroplastikës