Dyndje në QSUT/ Qytetarët akoma të painformuar mbi funksionimin e Qendrës së Konsultave

Enkel Xhangoli

Vazhdojnë radhët e gjata në pavione të ndryshme në QSUT, edhe pse u krijua një Qendër e re Konsultash që mendohej se do t’i jepte fund këtij problemi.

Fluksi i lartë i pacientëve, një pjesë të cilëve nuk janë të informuar mbi mënyrën se si funksionon Qendra e re e Konsultave, ka krijuar një situatë të tillë kaotike dhe rraskapitëse si për pacientët ashtu edhe punonjësit.

Qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria mbajnë në duar si ‘biletë hyrëse’ rekomandimet e marra nga mjekët në qytetet e tyre dhe qëndrojnë në radhë për t’u vizituar, pa e ditur se më parë duhet të kishin rezervuar një vizitë.

“Është  hera e dytë që vij, por nuk kam mundur të futem sepse ka shumë radhë. Edhe këtë herë jam lodhur kot, pasi derisa të vijë radha ime do të kenë mbaruar oraret e konsultave”, denoncon një qytetar në Facebook-un e Gazeta Shëndeti.

Të kontaktuar nga Gazeta Shendeti, burime pranë QSUT-së bëjnë me dije se situata të tilla krijohen vetëm sepse qytetarët nuk janë të informuar mbi funksionimin e rregullave të reja të kryerjes së vizitave në QSUT.

Një situatë e tillë krijohet edhe sepse spitalet e rretheve vetëm i drejtojnë pacientët drejt QSUT-së dhe nuk i informojnë se duhet të rezervojnë vizitën paraprakisht tek Qendra e Konsultave.

Për të shmangur situata të tilla, gjë që bëhen edhe më problematike tani në verë me rritjen e temperaturave, qytetarët duhet të informohen për rregullat e reja, dhe për këtë duhet t’u vijnë në ndihmë edhe mjekët nëpër rrethe.

Të gjithë qytetarët që kërkojnë të prenotojnë një vizitë në Qendrën e Konsultave në QSUT, mund ta bëjnë këtë duke zgjedhur njërën prej këtyre mënyrave:

  1. Të telefonojnë FALAS në numrin e gjelbër 08002828, nga NUMRAT FIKS nga shtëpitë e tyre.
  2. Ata qytetarë që dëshirojnë të bëjnë prenotimin duke telefonuar nga një numër celular, mund ta bëjnë duke telefonuar në numrin telefonik të Zyrës së Informacionit të Qendrës së Konsultave +355 42 34 92 17.
  3. Ata qytetarë që dëshirojnë ta bëjnë prenotimin e tyre nëpërmjet internetit, mund ta bëjnë duke hyrë në adresën www.qsut.gov.al/ rezervo konsulten ambulatore.
  4. Prenotimi mund të bëhet edhe direkt në Zyrën e Informacionit pranë Qëndrës së Konsultave, nga ora 10:00 – 16:00, ku operatori në këtë zyrë do t’ju lehtësojë rezervimin e konsultës tuaj, sipas disponueshmërisë në sistemin e rezervimit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet