E fundit/ Bllokohen në Durrës 26 ton mish pule me bakterin e salmonelës

Rreth 26 ton mish pule të rezultuara me prezencë të salmonellaspp dhe të ardhura nga Brazili janë bllokuar në pikën kufitare të Durrësit.

Ngarkesa me mish pule me origjinë nga Brazili, e importuar nga  njw kompani private, mbërriti në Shqipëri më datë 3 maj 2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar u morën mostra për t’u analizuar pranë ISUV.

Rezultatet e dala më 10 maj ka nxjerrë se mishi i pulës ka prezencë të salmonellaspp. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon se sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në Pikën kufitare të Durrësit, për procedura të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni