E FUNDIT/ Pezullohet drejtoresha e ASHR-së

Pas vetëm disa muajsh në krye të Autoritetit Shëndetësor Rajonal , Suzana Zhukri mësohet se është pezulluar nga detyra, nga Ministrja Ogerta Manastirliu.

Burime për ‘Pro Pacientin’ thonë se pezullimi i Zhukrit mendohet se ka ardhur pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ për emërimet dhe shkarkimet e punonjësve të Autoritetit Rajonal Shëndetësor të Tiranës, të cilat thuhet se janë bërë në shkelje të Kodit të Punës. Sipas denoncimit drejtoresha e pezulluar, Suzana Zhukri ka shkarkuar një dezinfektues në shkollat publike të kryeqytetit, e në vend të tij ka emëruar një sekretar, të cilin e përdor si truprojë.

Të gjitha emërimet që kjo drejtoreshë ka bërë gjatë 5 muajve në detyrë nuk i ka shpallur më parë në APP, siç e parashikon ligji.

Suzana Zhukri ka ardhur në postin e Drejtorit të Autoritetit Shëndetësor Rajonal gjatë periudhës së zgjedhjeve, pasi kreu i mëparshëm i këtij institucioni, Edmond Stojku ishte në listën e kandidatëve për deputet.

Burime për ‘Pro Pacientin’, thonë se ende nuk ka një emër zyrtar të personit që do të zëvendësojë Zhukrin, edhe pse kanë filluar të lakohen emrat e mundshëm./ ProPacientit.com

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet