“E kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë”, mesazh i Dr. Piperos drejtuar qytetarëve nga Shërbimi Infektiv

Dr. Pëllumb Pipero ka një mesazh sensibilizues për qytetarët shqiptarë sot, të detyruar të qendrojnë në shtëpi për të shmangur epideminë e koronavirusit.

“Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë. Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj. Mbroni veten, mbroni të tjerët, na mbroni edhe ne. Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusin e mbani larg, mjafton qe te kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapun. Së bashku ne ia dalim, së bashku ne e mundim këtë epidemi.”- tha Pipero.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/286303355684193/

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur