E keni menduar ndonjëherë përse themi shëndet sa herë teshtin dikush

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Sa herë që teshtijmë njerëzit thonë shëndet. Por asnjëherë nuk e kemi menduar se cila është arsyeja që e thonë. Ky nuk është një zakon të cilin e përdorin vetëm në Shqipëri por në shumë vende të botës.

Edhe pse në disa vende ndryshon, si përshembull, në Britaninë e Madhe kur dikush tështin, thuhet “bless you”, që do të thotë “bekime”. Pra ndryshon fjala por kuptimi është thuajse i njëjtë, personi që teshtin i urohet të ketë shëndet.

Teshtima e ka origjinën që në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi. Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë.

Kjo është arsyeja përse sa herë që dikush teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit. Që prej asaj kohe, njerëzit vazhdojnë të urojnë shëndet sa herë që dikush teshtin, edhe pse në fakt shumë pak prej nesh e dinë përse e bëjmë këtë veprim.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak