E keni menduar se këto shkaqe mund t’ju çojnë drejt depresionit?

Përgatiti për gazetën “Shendet+”: E.B

Ka disa shkaqe të mundshme të depresionit. Trauma e fëmijërisë së hershme mund të shkaktojë depresion. Kjo ndodh sepse disa ngjarje ndikojnë në mënyrën se si trupi reagon ndaj frikës dhe situatave stresuese. Disa njerëz zhvillojnë depresionin për shkak të gjenetikës së tyre, pra do të keni më shumë gjasa të prekeni nga depresioni  nëse keni një histori familjare me të njëjtën situatë.

Shkaqe të tjera të zakonshme përfshijnë:

  • Struktura e trurit
  • Kushtet mjekësore, të tilla si një sëmundje kronike, pagjumësi, dhimbje kronike
  • Abuzimi me drogën dhe alkoolin
  • Vetëbesimi i ulët ose duke qenë vetëkritik
  • Historia personale e sëmundjes mendore
  • Medikamente të caktuara
  • Ngjarje stresuese, të tilla si humbja e një të dashuri, probleme ekonomike, ose divorc

Diagnoza e depresionit

Nuk ka një test të vetëm për të diagnostikuar depresionin. Megjithatë, doktori juaj mund të bëjë një diagnozë të bazuar në simptomat tuaja dhe një vlerësim psikologjik. Në shumicën e rasteve, mjeku juaj do të bëjë një seri pyetjesh në lidhje me gjendjen tuaj, oreksin, gjumin, nivelin e aktivitetit dhe mendimet. Ndonjëherë problemet e tiroides ose mungesa e vitaminës D mund të shkaktojnë simptoma të depresionit./healthline.com

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh