E lanë pacientin në mes të rrugës, nën akuzë mjeku dhe infermieri

Një mjek i urgjencës dhe një infermier janë vënë nën akuzë për veprën penale të “mosdhënies ndihmë” nga prokuroria e Korçës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së qytetit juglindor, “nga ana e specialistëve të krimeve, në Komisariatin e Policisë KorceKorçë, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, sot më datën  30.04.2015 , filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:  Ç. F., me detyrë mjek pranë Shërbimit të Urgjencës, dhe A. C.,  infermier pranë këtij institucioni”.

Sipas burimeve zyrtare të policisë rezulton se ditën e mërkurë, rreth orës 16:00, bluzat e bardha kanë marrë njoftim për t’i ardhur në ndihmë dhe për ta transportuar për në urgjencë shtetasin A.D, i cili ishte në gjendje të dehur. Por, pasi kanë konstatuar rastin dhe kanë kontakuar me  të, as mjeku dhe as infermieri nuk kanë marrë masa për ta transportuar në urgjencë. Në një video të shpërndara në rrjetet sociale u pa se në fakt personi thjesht ishte tërhequr zvarrë duke u lënë në anë të trotuarit dhe më pas autoambulanca u largua pa i dhënë ndihmën shëndetësore.

Si rrjedhojë, ndaj dy bluzave të bardha ka filluar hetimi në gjendje të lirë për “mosdhënie ndihme”. A.Gj.

https://www.youtube.com/watch?v=wa88ktwwlHg

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak