E mori virusin nga majmuni, shënohet viktima e parë në Kinë nga Herpes B

Një burrë vdiq në Kinë, pasi u prek nga një sëmundje e rrallë infektive e shkaktuar nga virusi Herpes B, pas kontaktit me një majmun.
Viktima është një veteriner 53-vjeçar nga Pekini, rasti i parë i dokumentuar njerëzor i këtij virusi në Kinë. Sipas autoriteteve kineze, burri ka punuar në një institut kërkimor të specializuar në mbarështimin e primatëve dhe dyshohet se ka pasur kontakt me dy majmunë të ngordhur në mars.

Veterineri dyshohet se vuante nga të vjellat dhe ethet para se të vdiste më 27 maj. Testimi i gjakut dhe pështymës së viktimës, zbuloi praninë e virusit Herpes B.

Dy nga kontaktet e tij të ngushta, një mjek dhe një infermiere, dolën negativë për virusin. Në fakt është një virus që përhapet nga majmumët, por është një gjë jashtëzakonisht e rrallë që të transmetohet te njerëzit.

Nëse nuk trajtohet, sëmundja e shkaktuar nga virusi ka një shkallë vdekshmërie prej gati 80%.
Ka patur më pak se 100 infeksione të tilla te njeriu që nga viti 1932, shumë prej tyre në Amerikën e Veriut: këta janë kryesisht veterinerë dhe studiues që punojnë drejtpërdrejt me majmunët.

Sipas ekspertëve amerikanë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka pasur vetëm një rast të dokumentuar të një njeriu të infektuar që përhap virusin te një person tjetër.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet