Përshtati në shqip: Blertina Koka
Xhinsengu (ang. ginseng) është një nga bimët mjekësore më popullore në botë. Varietete të ndryshme të rrënjës së xhinsengut janë përdorur si trajtime mjekësore për shekuj me radhë.
Pse e përdorin njerëzit xhinsengun?
Xhinsengu është përdorur tradicionalisht për një sërë gjendjesh mjekësore. Megjithatë, hulumtuesit shkencorë e kanë anashkaluar atë.
Ka dy lloje të xhinsengut: aziatik ose korean (Panax ginseng) dhe ginseng amerikan (Panax quinquefolius)
Studimet kanë treguar që llojet e ndryshime të xhinsengut kanë përfitime të ndryshme. Në mjekësinë tradicionale kineze, xhinsengu amerikan është konsideruar më pak stimulues se varieteti aziatik.
Edhe pse shumë erëza të tjera quhen xhinseng – si eleuthero ose xhinsengu siberian – ato nuk përmbajnë përbërësin aktiv “ginsenosides”.
Disa studime kanë treguar se xhinsengu mund të rrisë sistemin imunitar. Ka gjithashtu të dhëna që tregojnë se një lloj i veçantë i ekstraktit të xhinsengut amerikan mund të lehtësojë ftohjen tek të rriturit.
Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se xhinsengu mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Ka disa të dhëna që tregojnë se kjo bimë mund të përmirësojë përkohësisht kujtesën dhe të mësuarin.
Xhinsengu është studiuar gjithashtu si një mënyrë për të përmirësuar humorin dhe rritur rezistencën, si dhe për trajtimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës, impotencës seksuale, hepatitit C, tensionit të lartë të gjakut, simptomave të menopauzës dhe gjendje të tjera mjekësore. Disa prej këtyre përdorimeve janë premtuese, megjithatë të dhënat nuk janë përfundimtare.
A mund të merret xhinsengu në mënyrë natyrale nga ushqimet?
Nuk ka burime ushqimore natyrale të xhinsengut. Megjithatë ka raste kur ai shtohet tek pijet energjike dhe ushqimet.
Rreziqet e marrjes së xhinsengut?
- Efektet anësore nga xhinsengu janë në përgjithësi të lehta. Përdorimi afatgjatë i tij ose në doza të larta mund të shkaktojë dhimbje koke, acarim të stomakut, marramendje dhe simptoma të tjera. Gratë që përdorin xhinsengun rregullisht mund të përjetojnë ndryshime menstruale.
- Duke qenë se xhinsengu mund të ndikojë në nivelet e sheqerit në gjak, njerëzit që marrin ilaçe për diabetin nuk duhet ta përdorin ginsengun pa folur me mjekun më parë. Çfarëdolloj mjekimi që të merrni, mos përdorni xhinseng pa u konsultuar më parë me mjekun.
- Rreziqet. Për të shmangur efektet anësore nga xhinsengu, disa ekspertë sugjerojnë që kjo bimë mos të përdoret për më shumë se 3 muaj, ose me raste edhe për pak javë – në të njëjtën kohë. Pasi të bëni pak pushim, mjeku mund t’ju rekomandojë që të filloni sërish ta përdorni.
Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/


