E pabesueshme, por e vërtetë! Shikoni çfarë i ndodh trupit nëse pini lëng domateje për 60 ditë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shumë prej jush mbase nuk i dinit përfitimet shëndetësore që sjell lëngu i domates, nëse e konsumoni çdo ditë. Një studim i bërë kohëve të fundit nga disa shkencëtarë tajvanezë tregojnë se konsumimi i një gote lëng domatje çdo ditë për 2 muaj do t’ju sjellë përfitime të shumta në shëndet, do t’ju rrisë metabolizmin dhe do t’ju ndihmojë të bini në peshë.

leng domatjeEkspertët thonë se kjo mënyrë nuk do t’ju shkaktojë humbjen e lëngjeve nga trupi, por do t’ju ndihmojë në shkrirjen e yndyrës. Pjesëmarrësit e këtij studimi thanë se përveçse kishin ndryshuar perimetrin e trupit, atyre ju ishte ulur niveli i kolesterolit në gjak dhe ju ishte rritur niveli i likopenit, antioksidant i cili ndikon pozitivisht në trup.

Domatet kanë pak kalori, një gotë lëng domatje do t’ju japë vetëm 80 kalori, të cilat janë të pasura me natrium, kalcium, kalium, magnez, vitamina B, C dhe A. Për shkak të sasive të larta të likopenit është vërtetuar shkencërisht që lëngu i domates mund të parandalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene, pastron enët e gjakut dhe parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve të zemrës.

Përveç të tjerash, ky lëng stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, ul tensionin e lartë të gjakut, parandalon trombozën, rregullon funksionin e mëlçisë, pankreasit etj.

Merrni 3 kg domate, 2 lugë çaji kripë dhe 4 lugë çaji sheqer bimor. Shtrudhini domatet dhe më pas shtoni kripën e sheqerin. Mbajeni lëngun në një shishe qelqi dhe ruajeni një një vend të freskët e të errët. Konsumoni nga një gotë lëng domatje çdo mëngjes esëll. / www.shendeti.com.al / Burimi: yourhealthypage.com

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve