E puthura: ja përfitimet e pabesueshme shëndetësore që sjell

A e dinit se puthja forcon sistemin imunitar? Apo se puthja ndihmon në humbjen e peshës sepse përshpejton metabolizmin, ose se ajo ndihmon për të luftuar problemet dentare dhe simptomat e alergjisë? Në këtë postim do t’ju shpjegojmë përfitimet e pabesueshme shëndetësore të puthjes:

KissesForcon sistemin imunitar: a e dinit se puthja ndihmon në parandalimin e sëmundjeve? Si është e mundur? Ky veprim mobilizon sekrecionet hormonale që natyrisht kontribuojnë në rritjen e mbrojtjes trupore.

Është antidepresante: puthja shkakton lirimin e oksitocinës nga trupi, hormon i cili ju jep ndjesi të mirë njerëzve dhe i shkarkon nga depresioni, mërzia apo ankthi.

Parandalon problemet kardiovaskulare: stresi është një nga shkaktarët kryesore të disa sëmundjeve, përfshirë këtu kolesterolin e lartë dhe sëmundjet koronare. Puthja mund të rrisë normat e rrahjes së zemrës dhe mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut.

Stërvit muskujt e fytyrës: puthja është një “ushtrim” që lëviz deri në 30 muskuj të fytyrës dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Ky mund të quhet një masazh i vërtetë dhe natyral që i bëhet fytyrës.

Parandalon problemet dentare: sipas studimeve të bëra, puthja transferon rreth 40.000 baktere të padëmshme tek personi tjetër, të cilat janë një mekanizëm natyror mbrojtës që vijnë përmes pështymës.

Përshpejton metabolizmin: kur putheni harxhoni kalori, jo vetëm nëpërmjet lëvizjeve të muskujve të fytyrës, por edhe nëpërmjet emocioneve që krijohen. Ky veprim mund të rrisë deri në 70-140 rrahje në minutë. Kjo do të thotë se metabolizmi përshpejtohet.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit