E rrallë/ 58-vjeçarja nga Peja lind djalë

Gruaja 58-vjeçare nga Peja ka lumturuar të gjithë familjen me lajmin e gëzueshëm që janë bërë me pasardhës. Zyrafete Zekaj nga fshati Carrabreg i Decanit, nëna e një vajze, ka arritur të sjellë në jetë pas nëntë vitesh një djalë të shëndetshëm.

bebeb

Zekaj tregon se shtatzënia e saj ka shkuar shumë mirë, pa probleme dhe për këtë falënderon stafin mjekësor të spitalit.

Familja Zekaj e pagëzoi djalin me emrin Rilind, sipas zgjedhjes së vajzës së tyre Rinesës, e lumtur që më në fund u bë me vëlla. Zekaj thotë se për të kjo është dhurata më e mirë që ka marrë gjatë gjithë jetës dhe shton: “Lindja e një fëmije është përvojë që një grua nuk e harron asnjëherë”.

Lindja e nënave në moshë të vonë është një dukuri e rrallë, sepse fëmija mund lindë me anomali të ndryshme.

Mirëpo, falë përkushtimit të dr. Ibrahim Rexhës, gjinekologut që ka asistuar gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës, çdo gjë ka shkuar mirë.

Burimi: Telegrafi.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"