E vërteta e dhunës ndaj Çelikut, pacienti nuk ishte i depresionuar

Denisa Canameti

Onkologjiku, 22 janar 2015Ka qënë prishja e skanerëve në QSUT shkaku i vërtetë i dhunës ndaj mjekes Silvana Çeliku dhe ndaj infermieres së shërbimit të onkologjikut.

Ka thuajse një vit që skanerat e QSUT-së nuk punojnë. Gazeta “Shëndet+” e ka raportuar disa herë këtë gjendje e cila është bërë problematike si për mjekët ashtu edhe për pacientët. Rasti i fundit ishte ai i përplasjes fizike në pavionin e onkologjikut. Në media u përhap lajmi se kjo ndodhi për shkak se pacienti ka qënë i depresionuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, e në kushte të tilla nuk është përmbajtur përballë mjekes e cila ka qënë duke kryer detyrën e saj.

Sot, disa ditë pas ngjarjes mësojmë se pacientja ka kërkuar të bëjë skanerin. Mjekja i ka bërë me dije se ky shërbim nuk mund t’i ofrohet për shkak se nuk punon aparatura, bëjnë me dije burimet për “Shëndet+”.

Ky debat ka degjeneruar më pas në dhunë.

Menjëherë pas lajmit Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e  Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dolën me një deklaratë ku dënonin dhunën ndaj mjekes si dhe u bënë thirrje organeve kompetente që të vënë drejtësi.

I kujtojmë Ministrisë dhe Drejtorisë se  organet e vetme kompetente që mund të vendosin drejtësi janë këto dy institucione të cilat duhet të marrin masa urgjente për vënien në punë të aparaturave.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak