E vërtetuar shkencërisht, fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nëse nëna të ka lavdëruar se je fëmija më i zgjuar në botë, pa e ditur ajo ka mburrur edhe veten.femije-inteligjent

Sipas një studimi të ri të publikuar nga revista “Psychology Spot”, gjenet e inteligjencës janë të lokalizuara tek kromozomi X, dhe meqë femrat kanë dy kromozome X, ka dyfish shanse që fëmija ta trashëgojë inteligjencën nga nëna.

Në studimin e kryer nga Këshilli Social i Hulumtimeve Mjekësore dhe Njësia e Shkencave të Shëndetit Publik, në Skoci, hulumtuesit shkencorë intervistuan rreth 13 mijë fëmijë të moshës 14-22 vjeç çdo vit që nga viti 1994. Në konsideratë u morën edhe faktorë të tjerë, si ngjyra e lëkurës, statusi socio-ekonomik, edukimi etj.

Kjo i ndihmoi hulumtuesit shkencorë të zbulojnë se “parashikuesi më i mirë i inteligjencës ishte koeficienti i inteligjencës së nënës dhe raporti i inteligjencës së një të riu ndryshonte vetëm me një mesatare prej 15 pikësh nga ajo e nënës së tij.

Gjithsesi, hulumtuesit shkencorë thonë se 40-60% e inteligjencës është e trashëguar, ndërsa pjesa tjetër e përqindjes varet nga mjedisi, karakteristikat personale dhe stimulimi. Për shembull, nëse ju (ose fëmija juaj) keni një koeficient të lartë inteligjence por nuk e zhvilloni atë, ajo mund të zhduket, prandaj është e rëndësishme të stërvitësh mendjen ashtu siç bën me pjesë të tjera të trupit.

Burimi: Hello Giggles / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?