E vërtetuar shkencërisht: Shafrani i Indisë, për qetësimin e dhimbjeve të migrenës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën. Kjo erz, e cila ka qenë një përbërës kryesor në gatimet indiane dhe aziatike për mijëra vite me radhë, është bërë shumë popullore vitet e fundit  në të gjithë botën. Shafrani i Indisë njihet për disa nga përfitimet shëndetësore, si ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo për pastrimin e lëkurës.

Kjo erz është përdorur gjithashtu edhe për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duke qenë se përbërësi i saj aktiv kurkimina përmban efekte antiinflamatore dhe antioksiduese të forta.

Shkencëtarët, mjekët dhe dietologët mendojnë se kjo erz mund të shërbejë edhe si ilaç për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena.

Migrena, e karakterizuar nga dhimbje therëse dhe pulsuese, prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe është e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se akoma nuk është zbuluar se çfarë e shkakton realisht këtë sëmundje.

Ekspertja e dietologjisë, dr. Vanessa Rissetto, tregon për për Daily Mail se shafrani i Indisë dhe kurkumina kanë potencialin të parandalojnë këto dhimbje koke të tmerrshme.

“Bazuar tek vetitë antiinflamatore, mund të thuhet se shafrani i Indisë mund të parandalojë migrenën. Megjithatë, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore”, thotë ajo.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?