Ecja çdo ditë “mund të shtojë 7 vite në jetën tuaj”

Sipas një studimi të ditëve të fundit, thuhet se vetëm 25 minuta ecje e shpejtë çdo ditë mund të shtojë deri në 7 vjet në jetën tuaj.

ecjeHulumtuesit kanë konstatuar se ushtrimet fizike në mënyrë të moderuar mund të përgjymojnë rrezikun e vdekjes nga ndonjë atak kardiak, për personat që i kanë kaluar të 50-at.

Sëmundjet koronare të zemrës janë vrasësi më i madh i njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar një vdekje çdo 7 sekonda.  Sipas një studimi të ri të “Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë”, kongresi sugjeroi se ushtrimi fizik në mënyrë të rregullt mund të rrisë jetëgjatësinë.

Në një grup prej 70 vetësh të shëndetshëm, jo duhanpirës, të moshave 30 deri 60 vjeç, të cilët nuk stërviteshin në mënyrë të rregullt, janë testuar si pjesë e studimit të Universitetit të Saarlandit në Gjermani. Sipas këtj studimi u konstatua, se ushtrimi fizik apo ecja mund të zvogëlonte rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Njerëzit që ushtrohen rregullisht mund të riparojë ADN-në.

Ecja në mënyrë të shpejtë ju shton nga 3-7 vjet në jetën tuaj. Ajo është antidepresante, përmirëson funksionin njohës dhe parandalon sëmundjet mendore.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin