Edhe farmacistët kërkojnë vaksinën

“Jemi pjesë e rriskuar e shoqërisë, mes nesh ka pasur edhe viktima”

Edhe Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkon nga qeveria përfshirjen në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë. Në shkresën drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Urdhri thekson se “Është e pashpjegueshme që në një situatë të tillë pandemie, farmacistët mos t’i shohësh si kontigjent me risk të lartë karshi infeksionit Covid-19, krahas kolegëve të tjerë punonjës të shëndetësisë mjek e infermierë. Për 12 muaj përballje me këtë armik, farmacistët shqiptarë për asnjë moment të vetëm nuk patën mbështetjen e shtetit sikurse bluzat e bardha gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Më tej Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë shprehet në letër se “të shumtë janë farmacistët e infektuar në frontin e punës, mes tyre pati edhe nga ata të cilët e humbën betejën me Covid-19. Të rriskuar ishin edhe janë edhe familjarët e farmacistëve, të cilët jetojnë së bashku me riskun e profesionit të familjarit të tyre, përfundon kërkesa e Urdhrit të Farmacistëve”./tvklan

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO