Edhe ilaçet me pullë fiskale. Pritet rritja e çmimit të tyre

Çmimet e ilaçeve për konsumatorët pritet të rriten me 2.4 për qind, për shkak se këto produkte tani do të pajisen me pullë fiskale. Qeveria ka dërguar në Parlament projektligjin, i cili ndryshon marrëveshjen koncesionare me kompaninë “SICPA”.

Sipas draftit të ri, veç alkoolit dhe cigareve, tani detyrimin për t’u paraqitur me pullë fiskale do ta kenë edhe barnat, çfarë sipas relacionit forcon kontrollin mbi këto produkte dhe mundëson gjurmueshmërinë e tyre nga prodhuesit te konsutamori përfundimtar.ilace1

Në fakt, pajisja e barnave me pullë fiskale ishte vendosur që në kontratën fillestare të koncesionit të miratuar në vitin 2011, nga qeveria e mëparshme. Por, fillimisht u parashikua një periudhë tranzitore, pasi përfshirja e barnave në sistemin e pullës ishte e vështirë teknikisht.

Ndryshimi i ri i kontratës koncesionare është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në relacionin shoqërues të saj thuhet se, sistemi i ri mundëson një kontroll më të fortë mbi barnat dhe bën të mundur gjurmueshmërinë e tyre nga prodhuesi te konsumatori final, duke i mbrojtur ata nga abuzimi me cilësinë apo kontrabanda.

Sipas kontratës, për këtë shërbim qytetarët do të paguajnë një kosto shtesë prej 2.4 për qind mbi çmimin me pakicë të barnave. Në kontratën fillestare, të miratuar në vitin 2011, kostoja e koncesionit ishte parashikuar fikse: 2.3 lekë për çdo copë.

Dy vite më parë, Autoriteti i Konkurrencës i pati kërkuar qeverisë të bllokojë vendosjen e pullave fiskale mbi barnat, për shkak se kjo do të rriste koston e medikamenteve. Por Ministria e Shëndetësisë thotë se ky shërbim është i domosdoshëm për të kontrolluar tregun e ilaçeve në vend. / Top Channel

Postime të ngjashme

Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret