Edhe komedianët i kap stresi

Të kesh para dhe të jesh i famshëm nuk do të thotë se je imun ndaj luhatjeve emocionale apo sfidave të jetës. Komediani sharmant Ouen Uillson, i njohur për suksesin e madh në kinematografi, në moshën 38-vjeçare ka kaluar në një gjendje të thellë Owen Wilsondepresioni, duke tentuar të kryejë vetëvrasjen nëpërmjet overdozës me pilula. Familja dhe miqtë e tij ishin të shokuar kur u vunë në dijeni të situatës dhe u frikësuan për jetën e aktorit.

Ka aludime se shkaku i depresionit nga i cili kishte disa muaj që vuante, ishte ndarja nga e dashura (Kate Hudson) dhe shoqërimi i saj me një mashkull tjetër. Shumë njerëz të afërt të komedianit të suksesshëm u befasuan nga ky lajm pasi ai nuk njihej si nje figurë problematike, përkundrazi ai ishte i qetë dhe i sjellshëm me të gjithë.

“Pas situatës së vështirë që kalova, kisha nevojë të pushoja dhe të kurohesha, por doja ta bëja këtë larg medias”, tha Uillson për fansat e tij. Tani aktori thotë se i është kthyer normalitetit.

Pasi mori trajtimin e nevojshëm dhe rifitoi shëndetin mendor, në 2007 ai iu rikthye roleve të reja në kinema duke dëshmuar se problemet e tij me depresionin kishin marrë fund./ Përgatiti në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!