Edukim i rinisë përmes artit

UNFPA dhe ACA organizuan festivalin teatror të shkollave të mesme në Tiranë, duke përcjellë mesazh sensibilizues për temat delikate që shqetësojnë shoqërinë tonë, si infeksionet seksualisht të transmetueshme apo dhe mëmësia në moshën e hershme

festivali1Arti do të jetë “armata” e të rinjve të gjimnazeve të ndryshme të Tiranës për të përcjellë mesazhin e tyre në lidhje me problematikat sociale të vendit. Në kuadër të fushatës “Unë ndryshoj, unë zgjedh, unë fuqizohem”, në kontekstin e rishikimit të Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) dhe konsultimeve për përfshirjen e të rinjve në axhendën dhe programet globale të përtej vitit 2015, Fondi Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe shoqata Albania Community Assist (ACA) organizuan festivalin teatror të shkollave të mesme.

Në këtë aktivitet morën pjesë Shoqata e “Artistëve të Rinj të Skenës”, Teatri i Kukullave, Drejtoria Arsimore Tiranë dhe Instituti i Kulturës Rome.

Një nga qëllimet dhe objektivat e këtij festivali është edhe afrimi i të rinjve të shkollave të mesme të kryeqytetit me artin dhe edukimi përmes tij. Përmes këtyre aktiviteteve synohet që të krijohet një urë komunikimi me teatrin duke e bërë  një fillim të mbarë drejt njohjes dhe shijimit të këtij arti.

Gjatë një prononcimi për gazetën “Shëndet+”, kryetarja e shoqatës ACA, Holta Koçi, u shpreh se përmes temave që janë ngritur në skenë është munduar që të përcillet një mesazh sensibilizues për temat delikate që shqetësojnë shoqërinë tonë, siç janë: infeksionet seksualisht të transmetueshme apo dhe mëmësia në moshën e hershme etj.

Njeiru qe pa vdekjen me sy shkolla cabej “Festivali teatror në Tiranë për vitin 2014 është një festival traditë nga shkollat e mesme. Ky festival promovon vlerat artistike të të rinjve, por edhe identifikon se cilat janë talentet apo ata që e dashurojnë artin. Ne menduam që këtë herë jo vetëm të ishte një festival teatri, por edhe të përfshihet ana sociale me pjesën e kulturës. Është një ndërthurje e ngushtë, sepse problematikat që kanë të rinjtë sot do të paraqiten përmes artit. Pra, edhe arti do të arrijë që të depërtojë përmes rinisë.

Ndërkohë që tema kryesore është fuqizimi i të rinjve, pasi ata janë e ardhmja. Kjo është një tematikë e Kombeve të Bashkuara. Pra, duhet përfshirë rinia në të gjitha problematikat sociale. Në kuadër të fushatës “Unë ndryshoj, unë zgjedh, unë fuqizohem” në konteksin e rishikimit të konferencës kombëtare për popullsinë.

Kjo do të jetë një punë e vazhdueshme edhe në kuadër të zgjedhjes së shëndetit, siç është dhe shëndeti seksual riprodhues. Një nga problemet më të mëdha, është mëmësia në fëmijëri. Të gjitha këto probleme sociale do të jenë të trajtuara në shfaqjet teatrore ku aktorët janë vetë gjimnazistët. Pra, përmes artit ne duam të përcjellim një mesazh për ta sensibilizuar të gjithë shoqërinë që të informohet për këto lloj problemesh dhe normalisht të parandalohen”.

Në këtë festival, të organizuar nga Gjergji Trola morën pjesë shtatë trupa, nga të cilat gjashtë ishin trupa të shkollave të mesme të Tiranës dhe një trup ishte përfaqësuese e të rinjve romë nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri.

log20 maj

Gjimnazi “Ismail Qemali” me shfaqjen “Pjata prej Druri” (Edmond Moris, Gjergji Mena).

Gjimnazi “Andon Zako Çajupi” me shfaqjen “Martesa e Avokatit” (Faqon Postoli, Deliana Topulli).

21 maj

Gjimnazi “Qemal Stafa” me shfaqjen “Zhorzh Dande, Molieri” ( Brunilda Belaj)

Gjimnazi “Aleks Buda” me shfaqjen “Një ëndërr e jetuar”(Liliana Shanto, Marsel Greva)

22 maj

Gjimnazi “Partizani” me shfaqjen “Limon nga Siçilia” (Luigi Pirandelo, Julinda Emiri)

Gjimnazi “Eqerem Çabej” me shfaqjen “Njeriu që pa vdekjen me sy” (Viktor Eftimiu, Marius Dhrami)

23 maj

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri me shfaqjen “Klithmat e të Pafajshmëve” (Diana Çuli, Gjergji Mena)

Regjisorët ishin studentë apo të sapodiplomuar në Universitetin e Arteve.

Zhorzh dandeJuria ishte e përbërë nga:

1- Kryetare znj. Tinka Kurti, Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit.

2- Anëtari i jurisë prof. Birçe Hasko, Mjeshtër i Madh i Punës

3- Anëtari i jurisë Neritan Liçaj, një nga aktorët më të mirë dhe më tepër aktivitet i teatrit dhe kinematografisë së ditëve të sotme në Shqipëri.

Gjimnazistët që morën pjesë në këtë aktivitet, shprehen se arti duhet të jetë gjuha ku qindra të rinj duhet të përdorin për të përcjellë mesazhe pozitive në mënyrë që të kemi një shoqëri të shëndetshme.

Brikena Mata, gjimnazi “Aleks Buda”

“Shfaqja “Ëndërr e jetuar” ishte një shfaqje mjaft e bukur. Ishte hera e parë që vihej në skenë nga ne nxënësit. Kjo shfaqje ka të bëjë në thelb me mentalitetin. Bëhet fjalë për një  vajzë, e cila është vetëm 14 vjeç, dhe prindërit duan ta martojnë pa pëlqimin e saj. Prindërit respektojnë më tepër mentalitetin sesa ndjenjat e të rinjve. Këto shfaqje duan të tregojnë që çdo njeri duhet të shprehë ndjenjat e tij dhe përmes artit ne e përcjellim më së miri këtë mesazh.” 

Geri Dule, gjimnazi Andon Zako Çajupi

“Unë mora pjesë në shfaqjen ”Martesa e avokatit” ku luaja rolin e avokatit. Komedia flet për një avokat shqiptar shumë të pasur i cili jeton në Boston. Ky avokat kishte shumë kërkesa nga ana e zonjave për shkak të pasurisë së tij. Avokati e kishte të vështirë që të zgjidhte dhe në fund zgjedh një zonjë e cila i vajti në zyrë dhe i kërkoi një vend pune, jo martesë. Mesazhi që ne duam të përcjellim përmes kësaj komedie është që nuk duhet të materializohemi, sidomos rinia e sotme.”

Ndarja e çmimeve:

Çmimin “Aktorja më e mirë” e fitoi Jona Shehaj nga shkolla “Ismail Qemali”.

Çmimin “Aktori më i mirë” e fitoi Andërrjon Nazifi nga shkolla “Partizani”

Çmimin “Shfaqja më e mirë” e fitoi grupi i të rinjve nga Instituti i Kulturës Rome me shfaqjen “Klithmat e të pafajshmëve” nga Diana Çuli, regjia Gjergj Mena.

 

Ky shkrim është botuar në numrin e 1 qershorit 2014 të gazetës “Shëndet+” dhe mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë 

UNFPA logo

Postime të ngjashme

Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Në QSUT pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit? Ja çfarë thotë ministrja Sala