Injektimi i botoksit mund të shkaktojë efekte anësore që mund të jenë kërcënuese për jetën. Njoftoni doktorin tuaj ose merrni ndihmë mjekësore nëse efektet e mëposhtme shfaqen disa orë ose javë pas injektimit të botoksit:
Probleme me përcjelljen e ushqimit, të folurën ose frymëmarrjen nga dobësimi i muskujve që realizojnë këtë funksion, mund të jetë kërcënuese për jetën.
Rrezikshmëria është më e lartë nëse këto probleme i keni pasur edhe para injeksionit. Problemet e përcjelljes së ushqimit mund të zgjasin disa muaj.
Përhapje e efekteve toksike. Efekti i ilaçit mund të ndikojë edhe në zona larg pjesës ku është injektuar. Simptomat përfshijnë: humbje të fuqisë, dobësi muskulare e përgjithshme, probleme me shikimin, rënie e qepallave, ngjirje ose humbje e zërit, probleme me shprehjen e qartë të fjalëve, mungesë kontrolli e fshikëzës së urinës, probleme me frymëmarrjen apo me përcjelljen.


