Efektet anësore të vaksinës kundër COVID-19

Vaksinat e COVID-19 janë të sigurta, dhe ndihmojnë në mbrojtjen ndaj COVID-19. Nga vaksinimi mund të përjetoni efekte anësore të lehta, që në thelb janë shenja që tregojnë se trupi po zhvillon mbrojtje ndaj COVID-19.

Pse konsiderohet normale përjetimi i efekteve anësore pas vaksinimit?

Vaksina supozohet t’ju sigurojë mbrojtje por pa ju rrezikuar jetën nga COVID-19. Është normale që trupi reagon me anë të disa shenjave të lehta pas vaksinimit, pasi sistemi imunitar po udhëzon trupin të reagojë në mënyra të caktuara: rrit qarkullimin e gjakut në mënyrë që më shumë qeliza imune të qarkullojnë dhe rrjedhimisht rrit temperaturën e trupit për të vrarë virusin.

Efektet anësore të lehta, si ethe apo dhimbje muskujsh, janë normale dhe nuk janë shkak për alarm: ato janë shenja që sistemi imunitar i trupit po i përgjigjet vaksinës, veçanërisht antigjenit (një substancë që shkakton përgjigje imune), dhe po përgatitet për të luftuar virusin. Këto efekte anësore zakonisht largohen vetë pas disa ditësh. Efektet anësore të zakonshme dhe të moderuara janë një gjë e mirë: ato na tregojnë se vaksina po funksionon. Të mos përjetosh efekte anësore nuk do të thotë që vaksina është joefektive. Do të thotë që persona të ndryshëm reagojnë ndryshe.

Efektet anësore të zakonshme të vaksinave kundër COVID-19

Ashtu si çdo vaksinë, vaksinat kundër COVID-19 mund të shkaktojnë efekte anësore, shumica e të cilave janë të lehta dhe largohen vetë brenda pak ditësh. Siç tregohet në rezultatet e provave klinike, efektet anësore më serioze ose afatgjata janë të mundshme. Vaksinat monitorohen vazhdimisht për të zbuluar ngjarje të padëshiruara. Efektet anësore të raportuara të vaksinave kundër COVID-19 kanë qenë kryesisht të moderuara dhe kanë zgjatur jo më shumë se disa ditë. Efektet anësore tipike përfshijnë dhimbje në vendin e injektimit të vaksinës, ethe, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe diarre. Shanset që ndonjë nga këto efekte anësore të ndodhë pas vaksinimit ndryshojnë sipas vaksinës specifike.

Vaksinat kundër COVID-19 mbrojnë vetëm nga virusi SARS-CoV-2, ndaj është e rëndësishme të jeni të shëndetshëm.

Efektet anësore më pak të zakonshme

Pas marrjes së vaksinës, personi duhet të qëndrojë për 15-30 minuta në vendin e vaksinimit, në mënyrë që punonjësit shëndetësorë të jenë në dispozicion në rast të ndonjë reagimi të menjëhershëm. Personat duhet të paralajmërojnë ofruesit e tyre shëndetësorë pas vaksinimit nëse përjetojnë ndonjë efekt anësor të papritur ose ngjarje të tjera shëndetësore, të tilla si efekte anësore që zgjasin më shumë se tre ditë. Efektet anësore më pak të zakonshme të raportuara për disa vaksina COVID-19 kanë përfshirë reaksione të rënda alergjike si anafilaksia; megjithatë, ky reagim është jashtëzakonisht i rrallë.

Autoritetet kombëtare dhe organet ndërkombëtare, përfshirë OBSH-në, po monitorojnë nga afër për çdo efekt anësor të papritur pas përdorimit të vaksinës COVID-19.

Efektet anësore afatgjata

Efektet anësore zakonisht ndodhin brenda ditëve të para të marrjes së një vaksine. Që nga fillimi i programit të parë të vaksinimit masiv në fillim të dhjetorit 2020, janë administruar qindra miliona doza vaksinash.

Ka pasur shqetësime në lidhje me vaksinat e COVID-19 që i bëjnë njerëzit të infektohen me COVID-19. Por asnjë nga vaksinat e miratuara nuk përmban virusin e gjallë që shkakton COVID-19, që do të thotë se vaksinat COVID-19 nuk mund t’ju bëjnë të infektoheni me COVID-19.

Pas vaksinimit, zakonisht duhen disa javë që trupi të krijojë imunitet kundër SARS-CoV-2, virusit që shkakton COVID-19. Pra, është e mundur që një person mund të infektohet me SARS-CoV-2 pak para ose pas vaksinimit dhe ende të sëmuret me COVID-19. Kjo për shkak se vaksina nuk ka pasur ende kohë të mjaftueshme për të ofruar mbrojtje.

Përjetimi i efekteve anësore pas vaksinimit do të thotë se vaksina po funksionon dhe sistemi imunitar po reagon siç duhet. Vaksinat janë të sigurta dhe vaksinimi do t’ju ndihmojë të mbroni kundër COVID-19.

Shoqata Together for Life, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë