Ejakulacioni i parakohshëm, sëmundja që prek 1 në 3 meshkuj

Me termin ejakulacion të parakohshëm nënkuptojmë rastin kur një burrë ejakulon (nxjerr spermën apo “prishet” siç thuhet rëndom) më shpejt sesa partnerja do ta dëshironte.

adoleshent marredhenieRezar Rusi, mjek urolog, shpjegon për lexuesin e gazetës “Shëndet+” gjithçka rreth ejakulacionit të parakohshëm duke e cilësuar atë si një temë tabu, por njëkohësisht një problem tepër të përhapur veçanërisht tek të rinjtë. Ejakulacioni i parakohshëm është një ankesë e zakonshme seksuale.

Mendohet që 1 në çdo 3 meshkuj ka pasur këtë problem për njëfarë kohe. Kur kjo ndodh rrallë, nuk ka vend për t’u shqetësuar. Megjithatë, duhet konsultuar me mjekun nëse:

Gjithmonë ose pothuajse gjithmonë ejakulon brenda një minutë mbas penetrimit.

Gjithmonë ose pothuajse gjithmonë është i paaftë të vonojë ejakulacionin gjatë aktit seksual.

Ndihet i shqetësuar dhe i pashpresë, duke tentuar të evitojë marrëdhëniet seksuale.

Në shfaqjen e këtij problemi luajnë rol si faktorë psikologjikë, ashtu dhe ata biologjikë. Megjithëse shumë burra e kanë të vështirë të bisedojnë për këtë shqetësim, ejakulacioni i parakohshëm është një simptomë e zakonshme dhe e trajtueshme. Medikamentet, këshillimet dhe teknikat seksuale që vonojnë ejakulacionin, ose një kombinim i tyre, mund të përmirësojnë marrëdhëniet seksuale për të dy partnerët.

marredhenie cift seksSimptomat

Simptoma e parë e ejakulacionit të parakohshëm është paaftësia për të vonuar ejakulacionin për më shumë se një minutë pas penetrimit. Ky problem mund të ndodhë në të gjitha situatat seksuale, madje edhe gjatë masturbimit.

Ejakulacioni i parakohshëm klasifikohet në të përhershëm (parësor) dhe në të fituar (dytësor). I përhershmi ndodh pothuaj gjithmonë që në eksperiencat e para seksuale. Dytësori ka pothuaj të njëjtat simptoma, por ndodh mbas një periudhe të mëparshme pa probleme të derdhjes së spermës.

Shumë meshkuj ndiejnë që kanë simptomat e ejakulacionit të parakohshëm, por kjo s’do të thotë që ata vuajnë realisht nga kjo sëmundje. Në të vërtetë ata mund të kenë një ejakulacion të ndryshueshëm që karakterizohet nga periudha të ejakulimit të shpejtë e kombinuar me periudha ejakulimi normal.

Komplikacionet

Vetë ejakulacioni i parakohshëm nuk përbën rrezik për shëndetin në përgjithësi, por ai mund të shkaktojë probleme specifike në jetën personale duke përfshirë:

Stresin dhe problemet e marrëdhënieve në çift

Probleme të fertilitetit. Ejakulacioni i parakohshëm mund të shkaktojë rastësisht vështirësi në fertilizim dhe në pasjen e një fëmije.

Testet  dhe diagnoza

Për vënien e diagnozës mjeku merr informacion për jetën seksuale, për probleme shëndetësore në përgjithësi, si dhe kryen ekzaminim fizik. Mund të kërkohet analizë urinë dhe analizë gjaku për të parë nivelin e hormonit mashkullor.

Trajtimi dhe medikamentet

Opsionet e mjekimit të ejakulacionit të parakohshëm përfshijnë:

Teknika fizike

Në disa raste për trajtimin e ejakulacionit të parakohshëm mjaftojnë disa hapa të thjeshtë si p.sh. masturbimi një ose dy orë para marrëdhënieve. Kjo bën që të vonohet ejakulacioni. Mund të rekomandohet largimi i vëmendjes nga akti seksual duke u përqendruar në lojëra të ndryshme seksuale.

Teknika e pickimit

Është një teknikë e thjeshtë me katër hapa e aplikuar nga partnerja. Teknika e aplikimit instruktohet nga mjeku. Mbas disa sesioneve praktike mund të krijohet një zakon që nuk kërkon më përdorimin e saj.

Medikamente që përdoren lokalisht

Disa herë përdoren kremra anestetike dhe sprej që përmbajnë agjentë mpirës si p.sh. lidokaine. Këto aplikohen në penis para marrëdhënieve seksuale.

Medikamente që merren nga goja

Ekzistojnë disa medikamente që vonojnë orgazmën. Ato mund të kenë përdorim ditor dhe përdoren veç e veç ose të kombinuara.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme