Sot është eklipsi diellor. Të shohësh eklipsin drejtpërdrejt është e mundur, por është shumë e rëndësishme që të mbroni sytë me pajisjet e duhura. Kështu që mos e shihni diellin nëse nuk keni syzet e duhura që plotësojnë standardet e sigurisë. Testojini ato ndërsa nuk po shikoni drejtpërdrejt diellin. Në këtë rast nuk do të mund të shihni asgjë. Nëse shihni ndonjë dritë, atëherë do të thotë që ato s’kanë mbrojtjen e duhur. Kur të bindeni se syzet s’janë të dëmtuara, kthehuni dhe shikoni diellin. Ai do të jetë e vetmja gjë që do të mund të shihni: një glob i madh, ngjyrë portokalli i rrethuar nga një qiell i zi.
Mos e shihni diellin me dylbi apo kamera, pasi ato do t’i përqendrojnë rrezet e diellit në sy. Nëse doni të përdorni pajisje të tilla, atëherë është mirë të përdorni filtër solar profesional që fiksohen para lenteve.
