Eko kardiake për poliklinikat e kryeqytetit, Paskuqani pa mjek kardiolog

Denisa Canameti, Shëndet+

Poliklinika e specialiteteve nr. 3 në Tiranë ka shtuar gamën e ekzaminimeve për pacientët kardiakë. Ekoja kardiake është aparatura më e re që është shtuar. Bëhet me dije se kjo aparaturë ka shkuar edhe në poliklinika të tjera të kryeqytetit. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë stafi mjekësor që do ta kryejë këtë egzaminim i është nënshtruar një trajnimi.

zemra arteriosklerozaDrejtoresha e kësaj Poliklinike, Valdete Malaj, shprehet për “Shëndet+” se shërbimi i kardiologjisë po shkon drejt perfeksionimit. Veç kësaj ajo thotë se ka kërkuar edhe një tjetër mjek kardiolog meqë fluksi është shumë i madh. Kjo poliklinikë ka vetëm një kardiologe, Manjola Likon, që mbulon më shumë se 40 vizita në ditë.

Bëhet me dije se Paskuqani aktualisht është pa mjek kardiolog dhe gjithë ngakesa vjen në Poliklinikën Qëndrore duke krijuar fluks dhe herë herë edhe kaos.

Ekokardiografia ose EKO-ja e zemrës është një ekzaminim joinvaziv, i sigurtë dhe i efektshëm që studion anatominë e zemrës nëpërmjet ultratingujve (valë zëri me frekuencë të lartë).

Eko-ja e zemrës është një test rutinë që kërkohet nga mjeku për të kuptuar nëse simptoma apo shenja të tilla si : dhimbja, marrja e frymës, diskomforti, zhurma në zemër, enjtja e këmbëve etj, kanë lidhje me dëmtimin e zemrës apo jo.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim