Ekonomi: Presim ulje me 20% të çmimit të barnave

Milva EkonomiZëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, dha sot një konferencë për shtyp për të shpjeguar Vendimin e Këshillit të Ministrave të dy ditëve më parë “Për përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave”.

“Objektivi i kësaj VKM-je nëpërmjet paraqitjes për herë të parë të marzheve të diferencuara të furnizimit me barna, – tha zëvendësministrja Ekonomi për mediat, – është furnizimi më i mirë i popullatës me barna spitalore, i cili është në përputhje të plotë me një nga zotimet madhore të programit tonë qeverisës, të cilat synojnë rregullimin e tregut të barnave, që siç e dini, ka pasur ngërç në sasi dhe cilësi.”

“Përfituesi kryesor i këtyre ndryshimeve është publiku e pacienti dhe kjo, jo vetëm në drejtim të uljes së çmimit, por edhe të sigurimit të një fondi më të madh, i cili do të përdoret për blerjen e më shumë barnave, pra, me të njëjtën sasi parash, do të mund të blihen më tepër barna”, tha Ekonomi.

“Përveç uljes së marzheve, janë edhe disa masa të tjera, siç është heqja e TVSH-së për ilaçet, e cila nis zbatimin më datë 1 prill 2014, si dhe procesi i negociimit me kompanitë farmaceutike që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë për uljen e çmimeve të barnave, ashtu edhe kërkesa që vetë ministri Beqaj iu ka drejtuar disa ambasadave të akredituara në vendin tonë në muajin dhjetor, për sigurimin e kontakteve të drejtpërdrejta me zyrat qendrore të kompanive prodhuese të barnave, me qëllim informimin rreth çmimeve të barnave në vendet e origjinës,” theksoi zëvendësministrja. “Në total, nga të gjitha këto procese, ne presim një ulje rreth 20% të çmimeve të barnave”.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak